Albspirit

Media/News/Publishing

Donila Pipa: UNË SOT NUK DO TË  HESHT MË!

 

Unë sot nuk mund të hesht më, pasi besoj që Shqipëria është vendi im, nuk dua të iki nga shtëpia ime, por boll, më o njerëz… nuk e meritojmë të ndihemi skllevër në një botë demokratike, edhe kur i drejtohemi drejtësisë sociale ajo prapë hesht!

Unë sot nuk do të hesht më, kur kaloj shumicën e kohës sime duke punuar, duke vënë shpirt në punën që bëj, besoj që nëpërmjet dëshirës për të punuar me pasion dhe me përkushtim mund të kemi një vend pune, mund të jetojmë të pavarura ne  femrat sot, pavarësisht se sot më shumë, ndonjëherë, vlerësohet ai që bën thashetheme në kafe sesa ai që punon në zyrë me përkushtim….

Unë sot nuk do të hesht më, kur as ligji s’më mbron më, mbase, ndoshta sepse jam e vetme në një luftë, pasi të gjithë heshtin nga frika se do të jenë si unë e papunë, si unë me ëndrrat e mia dhe dëshirat që po punove do të motiviohesh, do të vlerësohesh… do t’ia dalësh… dhe përsëri zgjënjehesh… përsëri…

Të punosh SOT në një universitet jopublik në Shqipëri, sot kur flitet të jemi pjesë e Bashkimit Europian, të respektojnë nenet e Konventës Europiane të Njeriut, apo Konventat e Organizatës së PUNËS, APO  të presësh një vendim sidomos nga komisioneri për mbrojtjen ndaj diskriminimit, të bëhet drejtësi mbase në realitet jo, pasi duhet të kesh shkaqe dhe emra të vërtetuara që je diskriminuar në pagë, në gjendjen arsimore, sociale… kur faktet flasin vetë, por… ato konsiderohen si memece…

Dhe e dini pse, nuk dua të hesht më, sepse të punosh në një universitet privat në Shqipëri do të thotë që në kontratë dhe për në Ministrinë e Arsimit të Rinisë dhe Sporteve je vetëm pedagoge… ndërsa me urdhrat dhe vendimet e rektorit… apo ndonjëherë dhe pa urdhra fare… mund të bësh dhe punë administrative në të njëjtën kohë… si koordinatore dhe jo vetëm si koordinatore e departamentit ku bën pjesë sipas kontratës, por edhe si kooordinatore e programeve që departamenti yt as nuk i ka dhe për ironinë e fatit as kjo nuk situtatë nuk konsiderohet diskriminuese… dhe s’ka gjë… e rëndësishme është të bëhen gjërat reale dhe fiktive, ç’rëndësi ka… se punon në një insittucion brende 8 orëve me dy apo tre funksione s’ka gjë… ti  e ke pranuar se edhe kur ankohesh përsëri s’të kthen njeri përgjigje…

A e dini që për pagë të njëjtë me vlerë të njëjtë… duhet te paguhemi njësoj, pavarësisht se je burrë apo grua, apo se ke një Phd, por paga bazë sipas politikave të insititucionit nuk është e njëjtë… dhe kjo situatë nuk konsiderohet si diskriminuese kur traktati i Romës, neni 119 e ka parcaktuar këtë gjë, direktiva apo nene konventasht, apo raporte dhe strategji për diskriminimin e përcaktojnë këtë gjë, deri tek rregulloret e brendshme që duhet ta kenë pjesë të strategjisë së një institucioni apo ndërmarrje në një botë globale dhe demokratike ku puna nuk është mall!

Sot unviersitetet dhe programet e tyre akreditohen… dhe për dokumentat duhet që titullari të jetë me tituj dhe grada dhe ky titullar që ka firmosur syllabusin… s’mund ta japë dot lëndën, pasi lëndën e jep me MSC dhe kjo situatë nuk konsiderohet si  diskriminuese…

Sot pedagogët punojnë edhe orë shtesë.. si ngarkesë mësimore… mbi normat e vendimeve… kodit të punës dhe prapë kjo situatë nuk na qenka diskriminim… Sa bukur… jam një skllave e fatit tim në një botë ku diskriminimi është -0… ku s’ka politika reale institucionale apo   strategjji si të ulet diskirminimit, por mendohet si të cenohet nje individ në dinjitet… ku  shumë herë ndihesh jetim me ligjin dhe kodin para laptopit…

Sot unë nuk do të hesht, kur perfomanca nuk vlerësohet… por njeriu që punon pengohet dhe më shumë… i bëhet një gjyq i heshtur… këshillues dhe jo nga organet kompetente… nga rektori, këshilli i performancës, por nga adminsitratori… kur ligji i arsimit të lartë nuk ia jep këtë të drejtë një administratori të deleguar, që s’ka as të drejtë firme… dhe prapë nuk ka diskriminim… nuk jemi para një stituate diskriminuese, por…

Orët shtesë mbi normën dhe ngarkesësn mësimore, jo vetëm që nuk paguhen, po një pedagog brenda vitit jep jo tre lëndë apo module sipas udhezimeve por 7 lëndë dhe as që paguhet për orët shtesë… dhe prapë nuk jemi para një situate diskriminuese… qahet kot,  i shkreti pedagog?!

Jetojmë në një botë demokratike dhe të jemi demokratë nuk duhet të heshtim, pasi demokracia dhe drejtësia sociale nuk mund të anashkalohen në një shtet ku e meriton të jetë pjesë e Europës, por jo duke cenuar dinjitetin e punëmarrësve, por duke e bërë sistemin  të vërtetë, duke bashkëpunuar si të ulet diskriminimi dhe të rritet cilësia pasi nuk jemi kafshë, jemi njerëz që diskriminohemi çdo ditë dhe prape ne jemi fajtorët… s’kemi prova dhe fakte, të cilat janë konsideruese dhe pavarësisht se ato flasin vetë…

Sot nuk mund të hesht, pasi unë besoj që atdheu im Shqipëria e meriton të jetë pjesë e Europës jo vetëm në hartë, por në respektimin e dinjitetit njerëzor, respektimin dhe mosdiskriminimin në punësim… unë besoj që ka shumë njerëz profesionistë Shqipëria… që sot nuk duhet të heshtin më, por duhet të  flasin, të mos heshtin më kur injorohen, diskriminohen, cenohen në dinjitetin moral nga disa njerez qe jo vetëm janë të paaftë, por blejnë të drejtën, sië blejnë votat kur ka zgjedhje parlamentare dhe vendore.

Sot dua të flas, të çirrem, pasi unë akoma besoj që nuk mund të ecet me unviersitete piramida, të cilat  nuk respektojnë ligjin, kontratën, palët dhe dalin fitimtarë duke gënjyer veten… që  çdo gjë blihet dhe shitet… grada, titulli, pasioni, idealet, puna, e drejta për t’u ndjerë të barabartë në punësim dhe profesion.

Unë nuk mund të hesht më, se nuk kam kurajon t’iu shpjegoj studentëve të mi që unë hoqa dorë të besoj tek ligji, e drejta, demokracia… dhe ato lëndë që ju jam shpjeguar… barazia gjinore, e drejta e punës, e drejta e sigurimeve shoqërore, e drejta europiane, e drejta e punës e krahasuar, integrimi ekonomik, e drejta sociale, e drejta e konkurrencës, e drejta sociale europiane apo e drejta ndërkombëtare e punës, janë vetëm për t’u dhënë si lëndë dhe në realitet, të dashur studentët, ju heshti kur ju diskriminoheni, mos flisni, heshtni se nesër do ta gjeni veten të papunë, pasi nuk pranuat të bënit kompromis të firmosnit largimin tuaj kur donte pronari, klanet apo ata që mendojnë që janë shumica dhe  ti je pakica…

Sot duhet që sindikatat të mos flenë gjumë, sot duhet që insitucionet të mos akreditojnë programe me MSC apo pa stafin e duhur për ato programe, reale dhe fiktve si çdo gjë në nje demokraci të brishtë shqiptare.

Sot duhet që njerëzit të ndihen të barabartë që nga  ngarkesa mësimore, paga e deri në largimi nga puna sipas procedurave… të percaktuara ne kod, ligj, ku çdo gjë duhet të bazohet në informim, konsultim dhe transparencë…

Sot duhet të ndihemi demokratë në shpirt, pasi dëmi moral s’ka çmim… dëmi që i bëhet një punëmarrësi për vendimet arbitrale jo të drejta… nuk mund të harrohet dot, edhe kur ai vendos të largohet nga sistemi arsimor privat ndonjëherë i kalbur në të drejta dhe respektimin dhe mosdiksriminim në punësim dhe profesion.

SE NË TË KUNDËRT TË GJITHË DO TË IKIM DUKE THËNË QË SHQIPËRIA NUK BËHET ME SHQIPTARË!/albspirit.com

 

Please follow and like us: