Albspirit

Media/News/Publishing

Lulzim Tafa: Kënga dhe vaji i poetit miliarder

Kur fitoj, këndoj me zë të lartë,
kur humbas, pushoj menjëherë
Por them: Sot po pi
Kjo gotë verë është akoma e imja,
Nëse shqetësimet vijnë,
mos u shqetësoni deri nesër
Nesër ka mjaft kohë për t’u shqetësuar
Këto vargje që i kam përkthyer nga anglishtja, janë të shkruara nga poeti dhe biznesmeni i famshëm Huang Nubo.
Këto vargjet tregojnë se edhe biznesi është një punë si të gjitha punët tjera, pra edhe në biznes si në çdo punë tjetër, suksesi të jep kënaqësi e dështimi trishtim.
Si poet, Huang Nubo është ndër më të mirët që ka Kina.
Në vitin 2011, libri i tij ishte shpallur libri i vitit.
Po ashtu, si biznesmen ai është shumë i suksesshëm. Ndër të tjerash, ai ka themeluar grupin e madh të Investimeve të Pekinit Zhongkun.
Forbes e ka vendosur atë në mesin e njerëzve më të pasur në Kinë. Pasuria e tij sipas Forbes është 1.1 miliardë dollarë.
Pjesëmarrja nëpër festivale të ndryshme të letërsisë më ka mundësuar që të takoj poetë nga mbarë bota dhe mund të them se në botë ka shumë poetë të pasur që shkruajnë shumë bukur.
Huang Nubo është përkthyer në shumë gjuhë të botës, si në Anglisht, Japonisht, Frëngjisht, Turqisht e në disa gjuhë të tjera.
Sapo të sigurohem për të drejtat autoriale do ta përkthej dhe botoj në Gjuhën Shqipe, po ashtu do ta ftoj për një ligjëratë frymëzuese për studentë.
Please follow and like us: