Albspirit

Media/News/Publishing

Miho Gjini: SHQIPTARË TË MËRGUAR, GREKË DHE ARVANITAS SË BASHKU!

Sa herë që vete në katundin Vilia, fshatin e zhytur ne gjelbërim të përjestshëm midis Athinës e Thivës (Tebës së Lashtë) dhe dalë në majën e malit ku mbështetet fshati i banuar kryesisht nga arvanitasit, i shohë që të dyja anët e kësaj treve, ku shkrirja asimiluese është bërë tashmë më e plotë, e pazgjidhëshme dhe gati e përjetshme. Popujt tanë fqinjë, në atë lëvizje historike të mbijetesës, të luftrava e të ndërsjelljeve të herpashershme, kanë krijuar tashmë atë vendosje e harmoni, si të ishin një familje! Prej majëmalit “Cicerona” shohë fshatin Kaçkavall te Aristidh Kolës (mbiquajtur më vonë me emrin Leondari!), arvanitasit me të thekur, shkrimtar e botues në një gjuhë të pastër shqipe, të cilin kam patur fatin e kënaqësinë ta njohë nga afër, shoh fshatin Kokëlarti e atë Kryekuqi të Ollgës Arvanitase në Egaleo te Athinës që na mbajti me bukë e gjellë falas kur i venim në teavernën e saj 30 vite me parë, atëhere kur “turma e raskapitur” e ardhur nga kufiri Shqiptar e quante “Nënë Ollga”. Dhe, kur mblidheshim në Ambasadën Shqptare, ku drejtonte me përkushtim diplomati Kastriot Robo e ku njerëzit këndonin të etur, të përgjëruar e të pështjellur me flamurin kuq e zi, do të gjeja gjithmonë edhe Aristidh Kolën, që këndonte edhe ai me zërin lartë ose, duke dhënë intervistën e rradhës, për mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës, para Korespondentiit të BBC-Londër, Robert Goros, himarjotit e mikut tim poet, kur edhe ne vetë ishim “copë e çikë” e të hallakatur!
Po tashmë kanë kaluar tri dekada e unë jam sot këtu miku i arvanitasit Taso Vapa, në shtëpinë e tij ne Vilia, duke pirë verë “Rozë” që ai e ka bërë vetë. Mik i dikurshëm i Aristidhit edhe ai, ndërsa nipi im Romeo Çani, miku më i afërt i të vëllait të Aristidh Kolës, arvanitasit që ngrinte lartë emrin e Shqipërisë Mëmë. Flasim vetëm shqip, ngaqë kjo ishte gjuha e të parëve të tij, ardhur 300 vite më përpara në këtë fshat. Kështu i thonte edhe i ati, Mihal Vapa që të fliste “gjuhën e mëmës” gjithmonë. Sidomos, kur ai njeri i shëndetshëm, merrte të përpjetën e katundit, deri tek manat mashkullore të pjacës së tavernave, duke u ankuar se “plasa nga vapa” e i mbeti, kështu, më mbrapa, kjo fjalë si mbiemër. Po, nga e bëra mik edhe unë këtë Anastas Vapën, që vijë ta shohë këtu dhe ulem me të në tryezat që janë nën manat e tavernave të Vilias, për të pirë uzo me këmbë të trasha oktapodhi, të pjekura në zgarë?! E bëra, sepse ky njeri e donte nusen e tij nga Shqipëria, nga fshati im, Piqerasi i Himarës dhe mori për grua Anastasinë e Meme, kushërirën e parë të “Arëzës “time… Dhe bashkëfshatarët e mi e duan dhe e kanë të tyre këtë arvanitas, po aq ” të thekur” sa edhe Aristidh Kolën e ndritur që nuk e pati të gjatë jetën. Sepse ka edhe nje gjë shumë të fisme ky njeri shumë i dashur e i thjeshtë: i bëri pleqërinë Melpomenit, nënës së Anastasisisë, hallës së time shoqeje, edhe pse ajo fisnike kishte edhe tetë fëmijë të tjerrë, me po atë dhëmshuri e fisnikëri të rrallë që kanë edhe djemtë e anëve tona për nënat e tyre!
Është po ky Taso që na ka ngjitur ne majëmali e pastaj na ka zbritur deri në det, në “Porto Germano”, me makinën e tij dhe, para se të vemi aty për të parë hedhjen e “kryqit në ujë” tek limani ne 6 janar, apo për t’u ulur tek “Psaro Taverna” tani në behar, na shpie të soditim vëndin e tij të punës, deri sa doli në pension, tek një “Kështjellë Mbretërore” , nga më të lashtat e Greqise. që i takon vitit 2450 para Krishtit, ngritur me gurë “qiklopikë” deri ne majën e saj të lartë e të rrëzuar pjesërisht nga tërmetet, të cilën restauruesit e kujdesshëm grekë të monumentave të lashtësisë, e shohin edhe tani si “dritën e syrit”. E quajnë “Egostena”,-thotë Tasoja e ndjen një ngazëllim në shpirt kur sheh vinxhat gjigantë që i ngrejnë e i vendosin gurët e mëdhenjë aty ku ishin, në majën e kështjellës së këtij qytetërimi të hershëm, ku vijne shpesh edhe turistë nga bota për të parë, para se të ulen tek tavernat e shumta te buzëdetit, apo të bëjnë bonjo në gjiret e shumta e të mënjanuara për mrekulli për çiftet e dashuruara.
Po ne kemi zgjedhur tavernën “Varka e Mihalit”, ku tashmë është pronar Granit Gjonaj, emigranti nga Sevasteri i Vlorës, ku vijmë herë pas here, jo vetëm sepse do të gjejmë aty “prodhime deti” të freskëta, po edhe nje kuvendim të lire shqiptarësh. Dhe do të mësojmë se si ky Granit-djalë, nga Sevasteri i Vlorës, stërnip i Selam Musait, ka arrdhur deri këtu, në “Porto Germano”, punoi si bojaxhi atje lartë gjatë dimrit e kamarjer po këtu, gjatë verës. Mirëpo duke punuar këtu, në tavernën “Varka e Mihalit” për 12 vjet me rradhë, u njoh me të bijën e këtij peshkatari arvanitas, Marijen dhe u dashurua e u martua me të. Krijon edhe familje, ashtu sikunder kanë krijuar familjet e tyre edhe 20 emigrantë shqiptarë këtu në “Porto Germani” e 100 të të tjerë, lartë në Vilia. Është po ky emigrant shqiptar që e drejton tani tavernën e Mihal Arvanitasit dhe që ka punësuar edhe pesë emigrantë të tjerë shqiptarë, krahas kamariereve grekë. Po im bir, Aleksandri më bën me të drejtë vërejtjen se, tashmë këta njerëz nuk mund t’i quash më emigrantë…
Dhe kështu, historia përsëritet, me shqiptarë, arvanitas e grekë, si në faqet e një libri qe duhet rishkruar rishtasi, ashu sikundër është realisht jeta e këtushme, pa asnjë ngurim e zbukurim letrar! Dhe shpesh në jetën e njerëzve të thjeshtë hallet, nevojat reale dhe problemet zgjidhen nga vetë ata, po me kaq thjeshtësi. Se, ne sferën e Diplomacisë e të Historisë, ka mbetur ende, si në ajër një “Marrëveshje e Mosmarrveshjes”, sikur arvanitasit janë “të ardhur nga ndonjë planet tjetër”, se heronjtë e përbashkët të luftrave “janë vetëm të njërës palë”, se këta një milion shqiptarët që kanë ardhur këtu rrishtazi nga e keqia që u “zuri këmbët” në vendin e tyre, nuk dinë akoma se nga t’ia mbajnë! Dhe si mund të quhen tashmë?-sikundër pyet Aleksandri… Dhe shpesh dislokohen në kufirin midis dy shteteve tona këta njerëz që nuk jane më as andeje e as këndej! Krijohen mandej edhe ngërçe, si të ishin “kombe” të pazgjidhëshme… Se, akoma, as “Ligji i luftës” midis të dy vendeve , ka mbetur përsëri në ajër, si të ishte një “makth i përjetshëm”, për të prishur kështu çdo marrëveshje që mezi arrihet me mundim midis të dyja palëve,,, Dhe “lëmshi mbetet lëmsh”!
A nuk të zë trishtimi që tani, në pikat tona kufitare, përsëriten rradhët e gjata, deri në kilometra te tërra?! Bllokohen ay me qndra-mijëra emigrantë shqiptare që jetojnë e punojnë tashmë në shtetin grek, puntorë sezonalë, pleq e plaka, gra e fëmijë, që u “pëlcetë buza” edhe me ditë e net të tëra! A nuk duket inekzistent roli i Ambasadës Shqiptare në Athinë, kur kjo “gangrenë” përseritet jo pak herë?! Mos qofsha i gabuar, po një situatë e tillë e mjerueshme, nuk ndodhte kurrë, as 25 vite me parë, kur ne kishim këtu një diplomat të mënçur e të përkushtuar, si Z. Bashkim Zeneli, i cili dinte të komunikonte fort bukur me të gjitha strukturat e shtetit grek dha arrinte që, jo vetem t’i “ulte antenat e tensioneve të mëdha” e t’i kalonte turmat e emigrantëve (vajtje -ardhje) me nje copë kartë ne dorë, qofshin të ligjshën e të paligjshëm, bile edhe atëhere kur qarqe të caktuara nacionaliste-raciste kishin sajuar “operacionin FSHESA”!, i cili i tmerronte emigrantët e gjorë, ca më shumë e më keq, se sa ky “qerata” Covidi-19?! E që me largimin e diplomatit Dashnor Dervishi, aty nuk ndjehet roli i saj, si më përpara, kur në situata të tilla bëheshin biseda në range shteti e kishte edhe zgjidhje, jo pak herë… Sot bile rradha arrinte në 20 km… Intervistonte nje gazetare turmën e irrituar e njeri prej tyre thirri me sa fuqi kishte se, “këtë punë nuk e zgjidhin dot policët e kufirit, as rajonet bashkiake, as ju gazetarët, po “SHTETI ME SHTETIN”!
Please follow and like us: