Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Politikë, vrer dhe vjeshtë e nxehtë!

Politika kërkon një nivel të lartë inteligjence, ndërgjegje dhe vetëdije. Arsyea dhe llogjika të thotë se një individ i pjekur, i mirëarsimuar, inteligjent e ka një moshë që arrin një fazë të diferencimit të së mirës nga e keqja mund të jetë kandidati i përkryer për jetën politike profesionale të elitës së një kombi,

Por a ka moshë Politika? A mund të jetë frymësues një 25-vjeçar/e në Shqipëri? A prodhuan partitë këto 30 vite “Elita” apo ato nuk u lejuan dhe u ndrydhën edhe nëse ekzistojnë, por u promovuan personazhe që thonë gjithnjë “lepe-peqe’ shprehje e urtë popullore… dhe inteligjenca elitare u mbajte mënjanë. Në fakt a kemi “Elita Politike” apo vetëm liderë të pushtetshëm që zgjojnë turma. mos vallë një i ri nuk ka forcēn e duhur të motivimit sa një lidër i vjetër apo mundësitë ekonomike të grumbullimit masës rreth vetes nuk i ka as nuk u krijuan kurrë në këtë vend?!

Shumë pyetje retorike, sepse askush nuk jep sot përgjigje të plota, në një kohë kur politika është kthyer në monopol dhe interesa individuale…?! Prej fillimit të shtatorit në Partinë Demokratike po luftohet nga të gjitha anët që ditën e formimit të foltores së Z. Berisha, e mbase kjo me të drejtë se gjithë politika e grumbullimit të personazheve në forumet e PD ishte të mblidheshin sa më teper persona që shpesh nuk thonë asgjë, por i binden Kryetarit të Partisë, pra formula “lepe-peqe” është më aktuale se kurrë këto vite, aq sa zotit Basha tani i dolēn të gjithë kundër, e si duket në këmbë po e mbante vetëm fryma Berishë. Këto ditë një Belind dhe një Albanë, me laps në dorë kërkon t’i zëvendësojë Basha me një Orjelë dhe një Orjolë, njërën nga të rinjtë e tjetren te gratë.

Lexoja dje vrer pafund tek një status që kishte shkruar Orjola Pampuri kunder Albana Vokshit me sebepin që kjo e fundit nuk është e zgjedhur ?!… po ku ishin më herët, apo tani që ngritën krye këto figura nuk janë aty me zgjedhje vote, por me emërim nga Kryetari? E pse në PD gjithçka po shkon për dreq apo aty secili mbron interesin personal tē momentit… dhe interesi i demokratëve të vërtet ka vite i mbetur në harresë! A ka një formulë meritokracie në partitë e mëdha apo me një shkop magjik i zëvëndëson Kryetari? A duhen zgjedhje të drejta për të pasur një demokraci të brendshme, sepse nëse ti nuk e ke brenda shtëpisë tënde lirinë e fjales nuk ke kurrsesi mundësi ta kultivosh e ta servirësh atë mes nesh… A duhet një listë e gjatë me kritere dhe kandidantë ekselente… E të supozojmë se kandidatët e përkryer janë gjithmonë ata që merren me politikë po nëse ata janë ekselentë e të rinj në moshë a do nepërkëmben e përjashtohen nga listat e kryetarëve të partive politike shqiptare?!…

Historia ka treguar se nuk ka një formulë të duhur për të arritur zgjedhjen e elitës më të mirë, jo vetëm në qeverisje por edhe në fusha të tjera të rëndësishme si shkenca e teknologjia që ka pushtuar jetët e botës së sotme. Vitet e fundit kudo në botë është vënë re një trend i çuditshēm i politikës, por ai i përfshirjes së të rinjve në organizmat më të lartë të qeverisjes në vendet me demokraci e ekonomi më të zhvilluar është në nivele më të larta se në vendet e Ballkanit ku akoma sundon tipi i pushtetarit diktator. Edhe vendi ynë, duke aspiruar të jetë pjesë e demokracisë së madhe botërore (veçanërisht pjesë e familjes europiane), përpiqet të huazojë këto praktika e politika pozitive por, që për habi, në shumë raste hasin në mospranim fillimisht nga një pjesë e “të përkryerëve” të politikës, brenda partisë e pastaj edhe nga masa popullore, në politikat shqiptare. Në zgjedhjet e fundit kishte shumë individë, relativisht në moshë të re, të paraqitur si kandidatët më të mirë për të qeverisur dhe si gjithmonë hasën nē kontestime të pafundme të aftësisë apo “legjitimitetit” të tyre për të qenë pjesë e ligjvënësve dhe kthimit në “Elita Politike”.

Para se të themi nëse janë apo jo të aftë të rinjtë për të qenë pjesë e rendësishme e politikës, le të kujtojmë se sot ne kemi një parti të madhe politike si PD që është në luftë brenda saj… por që mburret me faktin se solli demokracinë në vend nëpërmjet lëvizjes studentore me studentët e moshës 20-25 vjeçare kur ata u rrebeluan kundër sistemit diktatorial, por aso kohe “dekadencat” që kuptuan fundin e pashmangshëm të atij sistemi ju dolën në krye gjoja për t’i mbrojtur, por në realitet ata ishin aty për të zënë poste të lartë drejtuese… dhe historia e ka treguar që të rinjtë pak janë mbështetur për t’u rritur politikisht në Shqipëri! Në demokracitë e reja të botës, roli i rinisë është i një rëndësie të veçantë. Mënyra se si sot zhvillohet një qeveri e re demokratike është e një rëndësie të madhe kryesisht për të rinjtë, sepse premton të qeverisë me parime idealiste dhe jo pragmatiste. Teorikisht, nëse një demokraci e re (dhe kjo e jona nuk është e tillë) demonstron dobësi të vazhdueshme, të rinjtë idealistë mund të bëhen indiferentë ose cinikë në reagim e nëse idealizmi bie, atëherë presioni popullor për një qeverisje më të mirë do të zvogëlohet dhe për pasojë demokracia do të bëjë regres. Personat më të mëdhenj në moshë kanë më shumë gjasa të jenë të ineresuar të përfshihen në politikë se sa të rinjtë. Të rinjtë e kanë gjithë jetën e tyre në lëvizje, duke u vërtitur nga njëra anë në tjetrën në përpjekje për të stabilizuar arsimin e tyre apo siguruar një punë të denjë me idealet e tyre, përpos të gjitha pengesave të tjera që iu vë nën rrogoz shoqëria jonë me idealet e saj disi arkaike. Përfshirja e të rinjve në politikë çon në angazhim qytetar, i cili është më i gjerë sesa angazhimi politik. Të rinjtë janë një forcë krijuese, burim dinamik i risive, dhe ata, padyshim, gjatë gjithë historisë kanë kontribuar dhe madje kanë katalizuar ndryshime të rëndësishme në sistemet politike, në dinamikën e ndarjes së pushtetit… Balancimi i duhur i talenteve të reja dhe politikanëve me përvojë mund të çojë në pastrimin e politikës dhe mund të rivendosë besimin publik në sistemin politik, ama eksperienca dhe ngjitja e shkallëve një e nga një edhe të rinjëve do u jepte më shumë siguri, vetbesim dhe përkushtim ne zbatimin me ndershmëri të një detyre të ardhur si pasojë e angazhimit në politikë. Vallë do arrijnë të rinjtë ta zgjedhin këtë rrugë të drejtë e të përmbysin mendimin se ata nuk janë vetëm idealisë?! Në vjeshtë të rinjtë kanë treguar gjithnjë se janë aty, e nëse nuk ia kanë dalë këto vite të bëjnë përmbysje të mëdha, të paktën ujrat e politikës i kanë trazuar… Të rinjtë duhet të flasin sot më shumë se kurrë!

Please follow and like us: