Albspirit

Media/News/Publishing

Me çfarë teksti do të prezantohet Shqipëria në Eurovizion?!

 

 

Nga Mentor Kikia

E kam babin minator, marrim dhjeta në mësime!

Unë nuk jam muzikant dhe nuk ia them fare në këtë fushë.

Ndërsa poezinë e lexoj dhe e shijoj shumë. Më shumë se çdo zhanër tjetër të letërsisë.

Unë e di që një tekst kënge nuk është një poezi e mirëfilltë, pasi ka ca Oiiiiiiii e Auuuuu brenda.

Por ai është, padyshim, një krijim letrar që ka strukturë vargu, ka mesazh.

Por kjo strofë e refrenit të këngës fituese të festivalit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, nuk e di se me çfarë lloj krijimtarie letrate mund të ngjasojë.

Fillimisht nuk e besova, por e dëgjova këngën dhe ishte edhe me keq se kaq.

Qarkullonte një tip barcolete dikur, për një “poezi”, që i dedikohej kufitarit.

Kufitarit trim

Jemi ulur në lëndinë,
Edhe kapim peshq me dorë
Marrim dhjeta në mësime
Babi im është minator.

Më duket se ngjason shumë me këtë “poezinë” edhe ky teksti i kësaj këngës.

Dhe një kuriozitet, nëse me ndihmon ndonjë nga ata që marrin vesh: Përse këta këngëtarët tanë kanë filluar të këndojnë me theks kosovar? Çështje e Ballkanit të Hapur, apo ka ndonjë arsye tjetër?

Please follow and like us: