Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Oriola Marashi, bekim im, oksigjeni im

Oriola Marashi bekim im, oksigjeni im.
Shpirti i shpirtit tim. Krenari e madhe për të gjithë ne…
U bënë disa vite tashmë në reklamat dhe sfilatat e kompanisë botërore ‘Guess’, ndër 20 modelet e përzgjedhura në botë!
Ajo është tepër modeste e nuk poston shumë në rrjetet e saj sociale, por mamatë duan të ndjehen krenare gjithnjë me fëmijët.
Ama ato duhet të kujdesen në të gjitha rrethanat, edhe kur janë në majë piramidës, por edhe nëse kulmet e saj kanë filluar të pësojnë lëkundje.
Forca e një vajze gjendet te mbështetja pa kushte e nënave tyre!
Nënat janë shtysa më e madhe që një vajzë të jetë mbretëresha e çdo froni, në shkencë, modë, muzikë, art apo gjithçka tjetër.
Mendoj që gjithë vajzat e kësaj bote duhen motivuar e ndihmuar për të qenë të pavarura,
Një vajzë apo grua e aftë i shërben jo vetëm vetes, por gjithë shoqërisë!
Please follow and like us: