Artan Kajtazi: KËNGA E MJELLMËS

Nuk e di kah shkojmë
këtë vend e zuri mallkimi
me këngën e mjellmave!
Nuk e di kah shkojmë
këtë vend e zuri nëma e zezë
me shtegtimin e mjellmave!
Nuk e di kah shkojmë
këtë vend e zuri një tufë ujqish
e s’pashë me as pendla t’mjellmave!