Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: VALANIDH

Prekëm me trup valanidhin
lojë valësh më një t’puthme
majë gurit përvëlues që s’të le as ulur
lulet preken lakuriq trupin tonë!
Llojllojshmëri lojërash luajtëm
me një prekje fund e krye
kaluam lehtë gojë për gojë
shkundëm puplat e zeza aty!
11. 05. 2022.
Please follow and like us: