Albspirit

Media/News/Publishing

BE heq detyrimin për mbajtjen e maskës gjatë udhëtimit me avion

Maskat nuk do të duhet të vendosen më gjatë fluturimeve dhe në aeroporte në vendet e BE. Vendimi është në përputhje me ndryshimin e politikave COVID në transportin publik në të gjithë Evropën, ndërsa hyn në fuqi nga 16 maji.

Por pavarësisht këtij vendimi, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) rekomandon mbajtjen e distancës fizike dhe higjienës për të reduktuar transmetimin e virusit.

Ndërkohë, fluturimet që mbërrijnë ose nisen nga vendet ku mbajtja e maskës është e detyrueshme, linjat ajrore duhet të inkurajojnë pasagjerët t’i mbajnë ato.

Please follow and like us: