Pronari i kompanisë Tesla, Elon Musk, thotë se nëse oferta e tij për të blerë rrjetin social Twitter është e suksesshme, ai do të anulojë ndalimin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump nga kjo platformë. Njeriu më i pasur në botë ra dakord për një ofertë prej 44 miliardë dollarësh me bordin e Twitter muajin e kaluar.