Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Kajtazi: ZANA E PYLLIT 

 

E pashë një zanë n’pyll lakuriq

para trimave t’çartur

këndojke a vajtojke s’e di!

E bukura zanë pylli

n’log t’mejdanit shitoi trimat

si luftonin me bajonetë!

E vraftë zana, por si rrufe

plagë bajonete, gjithandej

pashë betejë n’pyll pa flamuj!

Please follow and like us: