Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: NATA

Me parashutën e territ
po zbret nata nga retë
si pupël e zogut
lehtë- lehtë.
Nata po zbret.
Kaprolli mbylli derën e pyllit,
fjeti në shtrat me sutën këmbëerë.
Fjeten edhe këngët.
Atë derë pyllit
mbylli kaprolli.
Hëna zbret te bregu i lumit,
kreh flokët
me yjet- bijtë e vet.
Te bregu i lumit
kreh flokët hëna
Pësssst!
Dikush po vjen. I dëgjoj hapat.
Është ëndrra.
Në  qepallë të gjumit troket!
Troket ëndrra!
Mirë se erdhe ëndrra ime e mirë!
Mirë se erdhe!
Please follow and like us: