Albspirit

Media/News/Publishing

REZOLUTA E KËSHILLIT TË SHENJTË TË KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE TË AMERIKËS DREJTUAR PRESIDENTIT WILSON

THE NEW YORK HERALD (1919) / REZOLUTA E KËSHILLIT TË SHENJTË TË KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE TË AMERIKËS DREJTUAR PRESIDENTIT WILSON, BARONIT SONNINO DHE KRYEMINISTRAVE LLOYD GEORGE DHE CLEMENCEAU

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Qershor 2022

 

“The New York Herald” ka botuar, të martën e 1 prillit 1919, në ballinë, rezolutën e Këshillit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës drejtuar asokohe presidentit Wilson, baronit Sonnino dhe kryeministrave Lloyd George dhe Clemenceau, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Shqiptarët ortodoksë duan t’i bashkohen shtetit të restauruar

 

Shkresa mëposhtme u transmetua nga Bostoni nga komunitetet ortodokse shqiptare anembanë Shteteve të Bashkuara. Ajo formulon aspiratën e të gjithë të krishterëve shqiptarë për t’u lidhur politikisht me Shtetin Shqiptar:

Për Mehmet Konicën, Grand Hotel, Paris:

Boston, e shtunë. — Ju lutemi komunikoni Presidentit Wilson, Baronit Sonnino dhe kryeministrave Lloyd George dhe Clemenceau rezolutën e mëposhtme të miratuar njëzëri më 16 mars nga Këshilli i Shenjtë i Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës dhe të nënshkruar nga Kryepeshkopi rus Alexander Bew, klerikët shqiptarë dhe 121 delegatë të krishterë ortodoksë, vendas të Shqipërisë së Jugut që tani banojnë në të gjitha pjesët e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë :

Klerikët dhe laikët e poshtëshënuar, delegatë që përfaqësojnë pesëdhjetë e dy kishat dhe komunitetet ortodokse shqiptare të Shteteve të Bashkuara : Boston, Lynn, Peabody, Quincy, Brockton, Taunton, Worcester, Southbridge, Springfield, Fitchburg, Hudson, Marlboro, Framingham, Natick, Woonsocket, Lonsdale, Central Falls, Biddeford, Saco, Lewiston, Bath, New Bedford, Albany, Rochester, Syracuse, Buffalo, New York, Manchester, Concord, Laconia, Tilton, Chicago, St. Louis, Milwaukee, Seattle, Detroit , Philadelphia, Braddock, Pittsburg, New Firence, Portsmouth, Atlantic City, Akron, Youngstown, Niles, Barberton, Waterbury, Bridgeport, Grosvenordale, Jamestown, Lowell, Cleveland, Rochdale dhe përfaqësues të Kishës Rumune, të gjithë vendasit e Shqipërisë së Jugut, të mbledhur në kuvend nën kryesinë e Hirësisë së tij Kryepeshkopit rus të Amerikës së Veriut Aleksandër, me qëllim zgjedhjen e një peshkopi ortodoks shqiptar, protestojnë me indinjatë kundër pretendimit absurd të Z. Venizelos se shqiptarët ortodoksë të Shqipërisë së Jugut janë në favor të bashkimit me Greqinë.

Ne shqiptarët e krishterë ortodoksë, besimtarë të Kishës së Krishtit, i bëjmë thirrje përmes Shkëlqesisë suaj Konferencës së Paqes për rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe për bashkimin e të gjithë shqiptarëve, ortodoksë, myslimanë e katolikë, nën një flamur, flamurin e shquar të ushtarit të Krishtit, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, dhe një qeveri kombëtare dhe me kufij etnikë të Shqipërisë, duke përfshirë rrethet e Çamërisë dhe të Kosovës, në përputhje me kërkesat e paraqitura nga delegatët e Qeverisë së Përkohshme Shqiptare. Nënshkrimet e 120 delegatëve laikë pasojnë me postë”.

 

(Nënshkruar) Kol Tromara.

Please follow and like us: