Albspirit

Media/News/Publishing

Zana Tako: Kur të vish…

Kur shkove,
nuk më the sa do vonoje.
Të pres,
aq sa ç’zgjat pranvera.
Por stinët e tjera nuk më qortojnë,
kur të pres,
aq sa ç’zgjat pranvera.
Ato nuk bëjnë dot llogari,
me ditë dashurie.
Se e dinë,
dashuria nuk zgjat veç me një stinë.
E ti, i dashuri im,
je pranverë për shpirtin tim.
Kur të vish,
mos harro,
se më gjen në lëndinë.
Kurora lulesh zbukurojnë kryet e mi,
m’i ka thurrur stina e pranverës.
Më e bukura stinë,
që i kemi besuar dashurinë.
Please follow and like us: