Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: VJOSA

 

Të kesh gruan e egër brenda vetes.

Lumin Vjosa.

Qetësinë e ngjyrës kuaz në verë,

harbimin e papërfytyrueshëm në dimër.

 

Gjithë zotat i ke zbritur në tokë,

imagjinatën sipër.

 

Ta kesh lumin e egër brenda vetes,

Vjosë – një grua qumësht.

Qetësinē e ngjyrës kuaz në verë,

nē dimër të papërfytyrueshmin harbim.

 

Tokën e ke të bekuar prej zotit,

diellin të florinjtë.

Please follow and like us: