Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Kajtazi: PUTRAT E GJARPRIT 


Putrat e gjarprit i lanë shtigjeve t’thepisura

nga fryn era gjarpëruan udhën malore

pastaj, ndoqën rrjedhën e lumit nëpër lugina

e t’veshur me gëzof ariu e koburen n’brez

dëgjuakan këngë ujqish e hanin rrush gjarpri

për t’vetmin qëllim: tokën e çliruar!

 

Please follow and like us: