Albspirit

Media/News/Publishing

Teatri poetik i Driada Dervishit, 14 krijime të Kadaresë nga 14 aktorë të njohur

Një mbrëmje poetike me aktorë të njohur u zhvillua në Shtëpinë Studio Kadare. Aktorët interpretuan poezitë e shkrimtarit Ismail Kadare, ku u promovua dhe disku “Kristal”. Ideatorja Driada Dervishi shprehet se kjo mbrëmje ishte një eksperiencë e veçantë. “A i keni menduar ndonjëherë bashkë zërat e aktorëve tuaj më të dashur në një CD, duke interpretuar disa nga poezitë më të bukura të Ismail Kdaresë? A e keni menduar ta vizitoni një Shtëpi Muze si ajo ku Kadareja shkruajti disa nga kryeveprat e letërsisë shqiptare, me një audioguidë nëpërmjet poezive?… thoshte ajo në ftesën e veprimtarisë. Disku “Kristal” është me 14 poezi të interpretuar mjeshtërisht nga 14 aktorë të njohur. Kompozitor Haig Zaharian dhe regjistrim masterizim Fabian Basha. Regjisorja Dervishi tha se edhe performanca poetike mban titullin e CD. “Në 14 qershor promovimi i diskut erdhi me një performancë poetike po me titullin “Kristal”, ku Muza ju shoqëron në një udhëtim unik në atelienë e një shkrimtari si Ismail Kadare”, u shpreh regjisorja. Në CD janë aktorët Robert Ndrenika, Viktor Zhusti,  Timo Flloko, Yllka Mujo, Raimonda Bulku, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Olta Daku, Arben Derhemi, Anila Bisha, Adelina Muça, Lulzim Zeqja, Luli Bitri dhe Gëzim Rudi. Këngëtare Erinda Agolli, flaut Daorsa Dervishi, kitarë Arbër Çerri, balerinë Kristina Ici, koreografe Joli Eleni Gjovreku, koordinatore Adelina Muça, producente Raelva Shabanaj. Me mbi 20 vite eksperiencë si regjisore, Driada Dervishi është një nga emrat e njohur të regjisurës jo vetëm në qytetin e Durrësit, por edhe më gjerë.

 

 

 

Please follow and like us: