Albspirit

Media/News/Publishing

Publikohet bashkëpunimi i shumëpritur ‘TERR’ nga Shpat Deda dhe Edona Vatoci

Të hënën, më 20 qershor, u publikua bashkëpunimi i ri me videoklip nga Shpat Deda dhe Edona Vatoci me titull ‘TERR’ në kanalin zyrtar të kantautorit në Youtube dhe në të gjitha platformat online.

 

Kantautorët Shpat Deda dhe Edona Vatoci e kanë publikuar bashkëpunimin e tyre me videoklip të titulluar ‘TERR‘. Kjo këngë është bashkëpunimi i parë i këtyre kantautorëve ndërsa videon mund ta shihni duke e ndjekur vegëzën më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=zckNxH_eRRw

Kënga ‘TERR’ ka tekst dhe komponim të Shpat Dedës, përderisa ndërsa Edona Vatoci e ka shkruajtur tekstin në strofën e saj. Aranzhmani, produksioni dhe inçizimi live janë bërë në bashkëpunim të afërt me Dritëro Nikqin. Në këtë proces të krijimit ishin ngushtë të involvuar Shpat Deda, Edona Vatoci dhe Dritëro Nikqi. Kënga është incizuar dhe miksuar në Studio C në Prishtinë me audio dhe miks inxhinier Dritero Nikqin, ndërsa masterizimi i këngës është bërë nga inxhinieri i masterimit Frank Arkwright nga Abbey Road Studios.

Videoklipi është punuar nga produksioni Ravencity Production dhe Machina Production dhe producentë ekzekutiv të tij janë Lulzim Luigji Bejta dhe Sibel Abdiu. Drejtor i fotografisë në video është  Lulzim Bejta, montazhier Shpat Deda, kostumet janë bërë nga Venera Mustafa, ndërsa ekipi i plotë mund të gjendet në përshkrimin e videos.

Please follow and like us: