Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Mbi librat e Lumnie Hotit dhe shpirtin e saj human

 

Më 18.06.2022, në Piano Bar Piazza, pata nderin të organizoj dhe moderoj me mbështetjen e stafit të Qendra Xhoi & Xhulia dy librat me poezi të Znj. Lumnie Hoti (Luna Cota) si e njohim ne nga rrjetet sociale dhe në jetën e përditshme.

Librat e saj me poezi tepër të bukura u kuruan e redaktuan nga Albert Zholi, gazetar i njohur dhe me vlera si edhe Ndue Lazri, personazh i njohur i botës së librit!

Dy librat e saj janë: “Melodia e jetës” dhe Çizmet prej llastiku” .

Ato u dhuruan për të ftuarit dhe një pjesë do dërgohet te “Instituti i të miturve në Kavajë”.

Luna njihet si modele, në evente të shumta artistike si në Festivalin e Sanremos në Itali, në Festivalin e filmit në Kanë, Francë, pjesë e karnavaleve disa vite në Itali si modele e njohur, por gjithnjë, tepër e dashur me shqiptarët dhe vendin e saj, atdheun ku ka lindur e rritur, ku kaloi fëmijërinë, dashurinë dhe vuajtjet, por për Lunën është krenari të qënit shqiptare…

Vajzë e lindur nga nënë me origjinë prej Kosove, e rritur në Berat, e martuar në Librazhd, ka emigruar herët, duke u përpjekur së tepërmi për fëmijët e saj që t’i rrisë mirë duke i arsimuar e dhënë gjithë kujdesin e saj ndaj tyre, edhe sot e kësaj dite.

Librat e Lunës mbartin brenda tyre shumë dhimbje dhe dashuri shpirti të derdhura në vargje, që u intrepretuan nga aktorja e madhe Margarita Xhepa. Medea Avdyli, Klea Rrapi, Drita Haxhillari dhe shoqeruar në piano e kitarë nga Laert Qazimi, Mario Dorre. Erisa Hajdari si edhe të Gaqo Apostolit me zërin e tij unik.

Atmosferë tepër e bukur me pjesëmarrjen e shumë personazheve nga bota e librit, ajo akademike, e artit dhe kulturës në vend. Kishte dhe mungesa me arsye, por i justifikuam dhe i kuptojme se sot vlera e kohës është e artë dhe jo lehtë ekonomizohet elementi kohë!

E kam njohur Lunën nga rrjetet sociale dhe u bë pjesë e ëmbël imja, duke ndihmuar disa fëmijë në nevojë përmes qendrës që unë drejtoj.

Stafi im dhe unë e deshëm fort k’të grua zemërmadhe, në promovim dukej dashuria që e rrethon, se miq të shumtë në numër e uruan dhe erdhën në festën e saj ku i shprehën vlerësime pafund për sakrificën dhe humanizmin e spikatur kësaj zonje me botë të madhe shpirtërore, tashmë poete, autore e dy librave.

Urime Cota Luna!

Gjithkush u ndje krenare për ty, që nga mësuesja jote e klasës së parë që ishte e pranishme e deri te familja e miqtë që gjendeshin në  promovimin e librave të t’u, i cili ishte ndër më të mirët e organizuar në vite!

Aty kishte, poezi të ndjera, finesë, klas, elegancë dhe shumë lot gëzimi e dashurie të vërtetë.

Qofsh e lumtur e shëndet mirë!

Please follow and like us: