Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: IA ZURA PRITËN UJKUT

Ia zura pritën ujkut
Ti të rritesh pa frikë
Të vraposh pas fluturave
Ta lexosh Mesharin
Ta kesh këmishën me shqiponjë
Buzëqeshja të mos mungoj kurrë
Në klasë të të thonë nimfat
Zambak me kollare
E ti t`ua falësh
Nga një përqafim me zemër
Ujkut ia zura pritën
Qiellin ynë të këtë
Pëllumba të bardhë.
Please follow and like us: