Albspirit

Media/News/Publishing

Gjelok Marko: Reabilitimi i Joseph Goebbels

Joseph Goebbels ishte një nga figurat kyçe që luajtën një rol themelor në të gjitha sukseset e Adolf Hitlerit dhe të Nazizmit në Gjermani. Ishte aftësia e Joseph Goebbels që bindi turmat të pranonin me entuziazëm të gjitha hapat që ndër Kështu u legjitimua largimi i hebrenjve nga fushat e artit dhe të kulturës, u legjitimua dhe u paraqit si diçka e drejtë shkatërrimi i sinagogave dhe bizneseve të hebrenjve, më vonë u propagandua se të gjithë hebrenjtë duhet të largoheshin nga territori i Gjermanisë, etj, etj. Më vonë u legjitimua dhe propaganda e Joseph Goebbels dhe bëri që turmat ta prisnin me entuziazëm fillimin e luftës dhe të brohorisnin se e deshin luftën totale, etj, etj. Brenda një periudhe të shkurtër kohore mentaliteti i kombit gjerman, sidomos i brezit të ri u transformua krejt prej propagandës efektive të Joseph Goebbels. Këtë rol kyç të Joseph Goebbels e njohu dhe e vlerësoi Adolf Hitleri gjatë gjithë kohës, madje dhe në fund në testamentin e tij politik e caktoi Joseph Goebbels si pasardhësin e tij. Hitleri ishte i bindur se vetëm Joseph Goebbels kishte aftësinë të vazhdonte dhe të fitonte luftën që filloi Adolf Hitleri. Joseph Goebbels vrau veten dhe nuk mundi të përmbushte amanetin që i la Hitleri. Historia përsëritet, u përsërit në ish-Jugosllavi. Rolin e Adolf Hitlerit e mori Sllobodan Millosheviçi dhe ai personalisht zgjodhi Aleksandër Vuçiçin të kryente të njëjtat detyra, e të kish të njëjtin funksion që Joseph Goebbels kish për Adolf Hitlerin. Dhe Aleksander Vuçiçi e kreu me përsosmëri funksioni e tij, madje shkoi dhe më tej: Ndërsa propaganda naziste ish: “Për një SS të vriteshin 10, Vuçiçi thosh se për 1 sërb duheshin vrarë 100”.

Joseph Goebbels vrau veten. Kufomën e tij e dogjën, hirin e shpërndanë në lumin Ehle (një nga degëzimet e lumit Elbë). Fitimtarët e dinin se edhe i vdekur Joseph Goebbels ish i rrezikshëm, prandaj dhe nuk lejuan që të mos kish një varr të tijin, të mos kish një varr që të mund të përdorej për qëllime propagandistike. Tani është fakt se Joseph Goebbels nuk kish vrarë me dorën e tij, por fakti që ai kish legjitimuar krimet dhe kish frymëzuar masakrat mjaftoi për ushtrinë ruse që të kujdeset që Joseph Goebbels të mos i mbetet as varri. Le të provojë dikush të mundohet të reabilitojë sot Joseph Goebels dhe do të shohim se si do të reagojnë qeveritë e Rusisë, Polonisë, Francës, Hollandës, Izraelit, etj. Po qeveria shqiptare e sidomos kryeministri i saj sot reagojnë në një mënyrë krejt të kundërt. Asnjëherë nuk i është kërkuar Evropës të përdorë të njëjtat kritere kundër krimeve të Sërbisë, kritere që u ndoqën me vendosmëri kundër krimeve të Nazistëve. Presin që këtë ta bëjnë të tjerët. Në rastin e Joseph Goebels, edhe sot pasardhësit e viktimave janë shumë të ndjeshëm dhe nuk lejojnë që të harrohen krimet, të justifikohen e aq më pak të glorifikohen kriminelët. Po shqiptarët, sidomos pushtetarët e tyre kanë frikë të bëjnë këtë gjë. Më tepër ju pëlqen të kenë miqësi me kriminelët sesa të flasin e aq më pak të protestojnë për viktimat. Aleksander Vuçiç nuk u gjykua sipas të njëjtave kritere si Joseph Goebbels, megjithse pati të njëjtin rol e të njëjtin funksion në krimet e regjimit të Millosheviçit, ashtu siç pati edhe Joseph Goebbels në krimet e regjimit të Adolf Hitlerit. Edhe pas luftës së Dytë Botërore nuk ndodhi menjëherë dënimi i plotë i krimeve dhe të gjithë kriminelëve, por ata që kishin qënë viktima insistuan dhe insistojnë edhe sot që viktimat të mos harrohen, insistojnë që kriminelët të quhen me emrin e tyre të vërtetë. Nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodh kështu me krimet e kriminelët e idesë SS të “Sërbisë së madhe”. Aleksandër Vuçiç tani është në pozitën e presidentit të Sërbisë, ashtu si ënërronte ta shihte Adolf Hitleri Joseph Goebbels-in. Dhe Aleksander Vuçiç gjatë gjithë kohës ka punuar e punon për të plotësuar amanetin e Sllobodan Millosheviçit: Propaganda është e njëjtë, të gjithë ata që dënohen si kriminelë nga gjykata e Hagës shpallen si heronj nga propaganda zyrtare sërbe, madje u jepet mundësia të bëhen edukatorë e frymëzues të brezit të ri në Sërbi.Sipas propagandës zyrtare masakra në Srebrenicë nuk ka ndodhur, në Kosovë jo e jo, madje në Kosovë na është bërë gjenocid nga shqiptarët kundër sërbëve! etj. etj. Dhe këtij Joseph Goebels të Sërbisë, kësaj qeverie neo-Millosheviçiane, Kryeministri i Shqipërisë i është bërë avokat personal! Le të imagjinojmë sikur Joseph Goebbels të kish mbijetuar dhe pas Luftës së Dytë Botërore të bëhej Bundeskancelar i Gjermanisë. Le të imagjinojmë se ai do të vazhdonte me të njëjtën propagandë, do të mohonte masakrat kundër hebrenjve, polakëve, rusëve etj, sikur të reabilitonte e do të vinte në pozitat e heronjve dhe të edukatorëve të rinisë gjermane komandantët e Kampeve të Shfarrosjes, ashtu si po vepron Vuçiçi sot me kriminelët e dënuar e të padënuar nga gjykata e Hagës. Si mendoni çfarë marrëdhënie do të kish Polonia, Franca, Hollanda, etj, me një Gjermani të tillë? A e imagjinojmë dot ne një kryeministër të Polonisë, të Francës, të Hollandës apo të Izraelit të përqafuar me Joseph Goebbels në pozitën e Bundeskancelarit të Gjermanisë?! A do të heshtnin ata për krimet e kryera nga Hitleri? A do të pranonin ata për hir të krijimit të marrëdhënieve ekonomike të uleshin në tryezën e bisedimeve me Joseph Goebbels dhe të mos përmendnin viktimat e kombeve të tyre? Në qoftë se do të dilte ndonjë politikan nga këto vende dhe të bënte një diçka të tillë a mendoni se do të pranohej nga populli, nga kombi i vet? Kori i propagandës së Edvin Ramës do të na bindë se “Ballkani i hapur” na qënka diçka pozitive dhe për këtë na citojnë disa politikanë evropianë dhe perëndimorë që na qënkan pro këtij projekti. Le tu kujtojmë këtyre analistëve se në prag të fillimit të sulmit rus kundër Ukrainës Gjermania dërgoi si ndihmë vetëm 5000 helmeta, kurse SHBA i propozuan presidentit Volodymyr Zelenskyy ta evakuonin atë, familjen e tij e personat e tjerë të qeverisë në SHBA. Po të ish në vendin e tij Edvin Rama e co. do të kishin vënë në kokë secili një nga helmetat gjermane dhe do tja kishin mbathur në SHBA. Pastaj nga mërgimi do të propagandonin se kishin vepruar drejt, sipas këshillave të diplomatëve perëndimorë. Por presidenti Volodymyr Zelenskyy dhe ata që janë në pushtet janë patriotë të vërtetë, ata e dinë se ata janë përfaqësuesit legjitimë të Ukrainës dhe popullit të saj. Ata e dinë vetë se cila ish rruga që duhet të ndiqte Ukraina. Ata u treguan politikanëve Perëndimorë se cila ish rruga, dhe Perëndimi e mbështeti presidentin Volodymyr Zelenskyy, e respekton Ukrainën e popullin e saj dhe i dha vendin e respektuar, vendin që i takon midis kombeve. A nuk na takon ne shqiptarëve, popullit e sidomos pushtetarëve të mësojmë nga përvoja e Ukrainës? A nuk është detyra jonë si shqiptarë ti kujtojmë botës, Evropës që harron, për viktimat, për padrejtësinë që na janë bërë? Cila është detyra e një kryeministri të Shqipërisë të kërkojë me ngulm që Aleksander Vuçiç të quhet Joseph Goebels i Millosheviçit, apo të bëhet avokati i tij personal?!

Please follow and like us: