Albspirit

Media/News/Publishing

Një president i thjeshtë në vendin e perandorisë së ndritshme

Alexander Van der Bellen u rizgjodh presidenti i Austrisë, për mandatin e tij të dytë gjashtëvjecar. Van der Bellen rrallë e përdorë veturën e tij zyrtare, duke preferuar më tepër transportin publik. Edhe ecjen nëpër rrugë, presideni e bën krejtësisht i vetëm, duke mos u dalluar nga të tjerët përreth, pa badigardë apo eskortë. Ndryshe nga politikanët tanë, fjala vjen. Sipas përllogaritjeve të Institutit SORA për televizionin publik austriak ORF 78-vjeçari Van der Bellen ka marrë mbi 78 për qind të votave për mandatin e tij të dytë. Kësisoj presidenti aktual i Austrisë rizgjidhet me shumicë absolute, që është e nevojshme në raudin e parë të presidencialeve për t’u zgjedhur. Tani nuk ka më nevojë për zgjedhje balotazhi. Të gjithë kandidatët e tjerë për presidentet kanë mbetur shumë pas Van der Bellenit me vota. Kandidati që renditet i dyti i partisë populiste të djathtë FPÖ, Walter Rosenkranz ka marrë 18 për qind të votave.  Partia konservatore ÖVP dhe ajo socialdemokrate hoqën dorë nga paraqitja e kandidatëve të tyre. Argumenti i tyre ishte, se në fushatën elektorale kundër presidentit aktual nuk do të kishin asnjë shans për të fituar dhe partitë preferonin më mirë t’i kursenin paratë e fushatës.

Please follow and like us: