Albspirit

Media/News/Publishing

Toni Gogu: Valentin Veizi, “Qytetar Nderi” i Kuçovës

Kur mendojmë për krijime artistike që bejne thirrje për të dashur vendlindjen, për të larguar urrejtjen, për te pyetur lotin mbi misteret e tij, për lulet në dritare pas së cilave lot një perde nën shtrëngimin e gishtave të një vajze të bukur, dashurisë së dlirë dhe dilemave të një djali të dashuruar e që i ndan mes shokëve të tij, padyshim që mendja na shkon tek kompozitori i mirënjohur dhe i dashur nga publiku i gjere, Valentin Veizi.
Muzikanti, kompozitori, mjeshtri i adhurimit dhe mbi të gjitha miku im që nga vitet e rinisë, Valentini sot u nderua me titullin “Qytetar Nderi” i Kuçovës, nga Këshilli Bashkiak i këtij qyteti.
Vali, instrumentist, kompozitor dhe dirigjent, ka pasuruar muzikën e lehtë dhe klasike shqiptare me stilin e tij lirik, modern dhe shije të pagabueshme. Për më shumë se 40 vjet, Vali ka zgjeruar kufijte e muzikës bashkëkohore shqiptare, duke ruajtur origjinalitetin dhe bukurinë e muzikës tradicionale shqiptare, ndërkohë që i ka dhënë individualitetin e tij të spikatur.
Urime i dashur mik! Sot gëzojmë sëbashku me ty, familjen tënde dhe bashkëqytetarët e tu.
Please follow and like us: