Albspirit

Media/News/Publishing

Hamit Aliaj: KËSHTJELLA E FATEVE

Në kështjellën e Fateve në Bruksel,
Kaçadre përvidhet
Bollverbëta me shtatë krenë
Prej çdo kreu del një zë
Ikonat paskan braktisë kishat
Zbathë i bien përmjedis Brukselit
Për dore mbajnë
Dashin galan
E zogun grizhlan
E qenin e murrëm
E ujkun e currëm
Në cep të mustaqeve të Niçes
Idhtas qesh Mbinjeriu
Blerësi i shpirtnave
Me thes në shpindë
Kapërcen urën
E niset për Ballkan
…………..
Bruksel, 31.10.2022
Please follow and like us: