Albspirit

Media/News/Publishing

Përvjetori i përkthyesit të njohur, Bajram Karabolli!

Bajram Karabolli ka lindur në Mavrovë (Vlorë) më 3 dhjetor 1943. Ka kryer fakultetin Gjuhë-Letërsi-Histori në Institutin e Lartë të Shkodrës (1964), po ashtu ka kryer studimet në UT në Fakultetin Historisë dhe të Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi (1975).
Përkthyes i shumë veprave nga gjuha spanjolle. I nominuar prej Akademisë Kult për vitin 2011 si një ndër tre përkthyesit më të mirë në Shqipëri, për përkthimin e romanit Festa e cjapit të nobelistit Mario Vargas Llosa. Në vitin 2012, Ministria e Kulturës së Shqipërisë, në konkursin kombëtar të organizuar prej saj për çmimin Pena e Argjendtë, e renditi në katër përkthyesit më të mirë të vitit, me përkthimin nga spanjishtja të vëllimit me tregime “Muaji më mizor” i shkrimtares spanjolle Pilar Adón. Po ashtu është fitues i konkursit të Ministrisë së Kulturës për përkthimet për vitet 2015, me përkthimin e romanit “Detektivët e egër” të Roberto Bolanos dhe në vitin 2016 për përkthimin e vëllimit me tregime “Tregime të natyrshme dhe të mbinatyrshme” të Carlos Fuentes.
Në Panairin e 25-të të librit, Bajram Karabolli solli të ripërkthyer në shqip veprën botërore “Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës” të Servantesit, si dhe librin “Kukulla mbretëreshë dhe tregime të tjera” të Carlos Fuentes. Më herët po në bashkëpunim me ALBAS, ka sjellë në shqip librat “Teori e shkurtër për udhëtimin dhe për shkretëtirën” dhe “Të qetë në kohë lufte” të Cristian Crusat.
Please follow and like us: