Albspirit

Media/News/Publishing

Kristaq Balli: In memoriam, Xhon Kenedi!

 

Me rastin e 59-vjetorit të vdekjes së presidentit amerikan Xhon Kenedi.

Fragment nga libri “George Tames, fotografi i dhjetë presidentëve amerikanë”  

Opusi fotografik dhe fotogazetaresk i  George Tames,  me origjinë shqiptare,  i krijuar për më se 50 vjet, përbën një pasuri të çmuar të fondit mediatik amerikan, kryesisht ndaj gazetës më të madhe amerikane The New York Times. Mijra foto të realizuara prej tij, të botuara apo jo,  përbëjnë një fototekë të pasur, pjesa më pikante e më e bukur e të cilave, sot, janë në arkivat e muzeve dhe bibliotekave presidenciale, si dhe në Muzeun Kombëtar të Portretit, Institutit Smithsonian, Muzeun e Artit Modern (MoMA), etj. dhe dëshmojnë jo vetëm impenjimin e tij profesional ndaj zhvillimeve historike, por edhe për nivelin e lartë estetik e artistik të realizimit të tyre, me të cilat ai mbetet edhe një konkurues klasik ekskluziv ndaj teknologjive elektronike e dixhitale që zaptuan mediumet publike pas viteve ’60.

Gjatë viteve që  punoi për revistën “Time – Life” (1938-1945) ai konsolidoi vendin e tij të punës dhe krijoi në mjedisin politik të Capitol Hill-it personalitetin e tij intelektual e profesional dhe u kompletua me atmosferën e jetës së vërtetë politike që gëlonte në sallat e korridoret më të rëndësishme të politikës globale.“Unë bëhesha shumë miqësor me individë. Unë isha i aftë të punoja me ta, madje shumë herët.   Bëja miq lehtësisht dhe kështu krijoja konfidencën e tyre…

Tames kishte dëgjuar për të parën herë mbi Kenedin gjatë një emisioni radiofonik, i cili e përshkruante atë si një oficer në marinë gjatë LDB, ku ai edhe u plagos. Tames e takoi disa herë pasi ai shoqërohej me shefin e redaksisë së tij Arthur Krock të gazetën The New York Time, ku ai u angazhua per 50 vjet si fotoreporter prane Kapitol Hill. Përshtypjet e para ishin të pafavorshme. Ai imagjinonte një Hero Lufte, por nuk e impresionoi dhe aq. Kenedi ishte i gjatë e i hollë,  bariste me një çalim të lehtë dhe fliste me një theks të rëndë Bostoni, që tingëllonte komik. Por, pas kohësh George zbuloi njeriun pas theksit dhe dalngadalë e çmoi atë si një qenje humane. Humori i tij, drejtuar shpesh kundër vetes, i bëri Georges përshtypje të veçantë. Opinioni i aktivitetit politik të Xhon  Kenedit shkoi drejt ngjitjes, derisa u bë senator dhe më 1960 shpalli pretendimin e tij për kandidaturën e presidencës së ardhshme. George Tames shoqëroi fushatën e tij brenda partisë panamerikane  demokratike. Ai kujton se  si një ditë Kenedi zhveshi xhaketën e tij dhe Georges i ra në sy se këmisha ishte shumë e djersirë nën sqetulla. Ia bëri këtë konstatim. Kenedi buzëqeshi e i tha: “George, do të citoj një mikun tim, Strom Thurmond: ‘Unë djersitem më shumë se një zezak kur shkruaj një letër’.” I hodhi një vështrim të çuditshëm: “Mund ta përdor këtë?” “Jo, përderisa unë nuk kam vdekur” tha ai. “Kjo është një shaka e keqe, por unë u përpoqa të bëj shaka dhe ky është një formulim që Strom Thurmond më bëri mua në katin e Senatit, por u keqkuptua dhe u përdor nga oponentët e mi kundër meje”).

George i tha atij se i kujtohej kjo shaka, por imazhi i shkoi vetiu tek i ati emigrant kur përpiqej të shkruante emrin e tij dhe kjo ishte një shaka e keqe. Politikanët që duan të bëjnë shaka mund të rrezikojnë të bëhen komikë  dështakë.

……

Rinovimi i Shtëpisë së Bardhë nga gruaja e tij Zhaklin (Jacqueline) u dokumentua mirë, pasi ishte një sukses i saj i plotë si zonjë shtëpie dhe ambasadore  dashamirëse. Si një ish fotografe, Zhaklin Kenedi kishte gusto për kompozim dhe se si mund të bëhej një foto e bukur për lajmet. Ajo bëri gjithçka që ta konceptonte e ta  projektonte Shtëpinë e Bardhë si një shtëpi dhe si një monument kombëtar.

Mbulimi i shtypit nga Kenedi ishte i favorshëm. Shumë reporterë dhe fotografë e kishin njohur atë si kongresmen e senator duke krijuar marrëdhënie të cilat vijuan gjatë  presidencës së tij, kështu ishte e lehtë të flisje me të, të bëje shaka dhe të konkludoje se Shtëpia e Bardhë ishte një vend i lumtur.

Ndërkaq gruaja e tij magjepsëse kryesonte eventet sociale që i projektonte një administratë më e re, më gazmore. Obsesioni i presidentit Kenedi me vendosjen e një imazhi rinor mbeti me të gjithmonë. Një nga gëzimet e fotografëve të shoqërimit me Kenedin ishte kaosi i dukshëm që pasonte. Qëndrimet e paplanifikuara dhe ngjarjet e paparashikuara iu dhanë fotografëve disa nga fotot më të bukura.

Rreth qëndrimit të Kenedit ndaj femrave, George thekson se ai kishte sy për një grua të bukur. Një herë ai bëri një shaka me të kur ai e shkeli me një skenë flirti platonik. Kenedi i hodhi një zgërdheshje dinake dhe i tha: “Këtu është çështja George; kjo është vija fundore e jetës së një burri; ajo është gruaja”.

Xhon Kenedi e dashuronte gruan e tij dhe i çmonte opinionet e saj, sidoqoftë sytë e tij mund të bridhnin. George e kishte takuar Xhekin (Zhaklin) kur ajo punonte për shkruesit dhe fotografët e Washington Times Herald duke ndaluar njerëzit në rrugë, duke i fotografuar dhe intervistuar ata rreth çështjeve të ditës. Së pari George e fotografoi Xhekin pasi ajo u kthye nga Washingtoni si gruaja e senatorit Kenedi. Sipas tij, gjatë fotografimit që ai i bëri në ceremoninë mortore të Xhon Kenedit, në ato momente, sipas tij  ajo ishte simboli i gjithë grave të lindjes së historisë  që kishin pritur djemtë dhe burrat e tyre nga luftrat; ata që ishin lënduar, t’u lanin trupat, t’i varrosnin dhe të shkonin. Me ndjenjën e saj të madhe të historisë dhe emocionit, Xheki organizoi gjithë procesionin funeral, i cili u bë epiqendër e dhimbjes botërore. Nuk rrezikoi asgjë…

Please follow and like us: