Albspirit

Media/News/Publishing

Njё skicё e kapidanit mirditor Simon Doda nga majori holandez Lucas Roelfsema

 

Thoma Qendro


Skica ёshtё bёrё mё 13 qershor 1914 (dy ditё para vrasjes sё kolonelit Thomson) nga majori L. (Lucas) Roelfsema (1874 – 1929) dhe ёshtё botuar pёr herё tё parё nё revistёn “Leka”, nr. i veçantё, 1942, f. 245, krahas njё letre (29 gusht 1914), që i drejtohet ndihmëskomandantit të forcave mirditore nё Durrёs gjatё kohёs sё sundimit tё princ Vidit, kapidan Simon Dodёs, nga kryetari i Komisionit Ushtarak Shqiptar major A. Shevketi, për njё ngjarje aspak tё kёndshme tё asaj kohe nё Spitallё (Durrës), një grabitje nga ana e disa xhandarëve të trupës mirditore, që vlerësohej në rreth 30.000 grosh, të cilat duhej t’u shlyheshin vendasve.

Ky vizatim i pat rёnё nё sy edhe piktorit tё shquar shijakas Agim Faja, i cili e riboton skicёn, por jo pёrmbajtjen tjetёr tё faqes, nё revistёn “Dyrrah”, 4, Durrёs 2005, duke theksuar se: “Jemi tё medimit se ky nuk duhet tё jetё i vetmi vizatim i tij. Me siguri, me atё pasion tё vizatuari dhe shkathtёsi tё linjёs, majori Roelfsema duhet tё ketё bёrё edhe shumё e shumё punime tё tjera si portrete, figura nё lёvizje, peizaszhe e pse jo, edhe skica momentesh nga luftimet. Po mё pas, kur ёshtё kthyer nё vendlindje, nё Holandё, a ka vazhduar tё vizatojё e tё pikturojё? A ka tё botuar ndonjё album me punimet e tij dhe diçka mё gjerё, qoftё edhe pёr jetёn? “Pikёrisht, – pёrfundon piktori A. Faja, – ky ёshtё qёllimi i kёtij shkrimi pёr tё tёrhequr vёmendjen e Ambasadёs holandeze nё vendin tonё qё, brenda mundёsive, tё ndihmojё nё tё dhёna tё mundshme dhe interesante, kryesisht pёr jetёn artistike tё kёtij majori tё  nderuar”.
Nuk e di ç’ёshtё bёrё deri sot, por unё do tё shtoja se kjo ёshtё nё radhё tё parё detyrё e Ambasadёs sonё nё Vendet e Ulёta dhe e shqiptarёve qё punojnё e jetojnё atje, qё tё intersohen tё gjejnё materiale tё tilla me interes pёr historinё e Shqipёrisё. Instituti Holandez për Histori Ushtarake (NIMH) në Hagё do tё ishte vendi mё i pёrshtatshёm ku mund tё bёheshin kёto kёrkime. Nga njё vёshtrim i shpejtё qё bёra nёpёrmjet internetit arrita tё gjej emrin e plotё tё tij, Lucas Roelfsema, si dhe vitet e tij tё jetesёs (1874 – 1929), pasi nё dokumentet e revistёs “Leka” (edhe nё shёnimin e A. Fajёs) del vetёm si L. Roelfsema ose Rolfsema, pёrveç fakteve qё dihen, se ka pasur gradёn major dhe ka shёrbyer nё Misionin Ushtarak Holandez nё Shqipёri nё vitet 1913–1914, si organizator i xhandarmёrisё nё qytetin e Durrёsit.
Gjithashtu, disa tё dhёna pёr major Roelfsemёn na jep edhe studiuesi i njohur Robert Elsie, nё shkrimin “Shqipëria në kohën e mbretit Vid, Misioni Ushtarak Holandez në Shqipëri 1913 –1914”, kur flet pёr sulmin e forcave tё Haxhi Qamilit kundёr Durrёsit: “Gjenerali De Veer urdhëroi Roelfsema-në që të merrte Rrashbullin, pak kilometra nga Durrësi, një pikë më rëndësi për mbrojtjen e qytetit. Roelfsema dhe trupat e tij, kryesisht vullnetarë nga Kosova me udhëheqësin e tyre, Isa Boletini (1864 – 1916), morën kodrën në fjalë më 20 maj dhe nuk hasën qëndresë. Pas fitores pasuan plaçkitja dhe Roelfsema – i frikësuar nga reagimi i popullatës së pushtuar – u tërhoq me trupat e tij. Xhandarmëria e vogël holandeze nuk krahasohej me forcat e mëdha kryengritëse të cilat po i afroheshin Durrësit. Mirëpo, gjendja e Vidit u përmirësua kur erdhi një anije nga veriu me 150 vullnetarë të Mirditës dhe të Malësisë nën komandën e Simon Dodës, nipit të Prenk Bibë Dodës. Për të siguruar mbështetjen e kapedanit të Mirditës, Mbreti e kishte emëruar Prenkun ministrin e ri të punëve të jashtme”.
Bashkëngjitur: faksimile e faqes 245 (revista “Leka”, 1942, numër i vetëm, që përmban skicën e kapidan Simon Dodës, nip i Preng Bib Dodës, vizatuar nga majori holandez Lucas Roelfsema (1874 – 1929), organizator i xhandarmёrisё shqiptare nё Durrёs (1913 – 1914).

Please follow and like us: