Albspirit

Media/News/Publishing

Zanë Mali: ME NURIN E ZANËS FLOKË ARI

Shkronjat e ngrohta u strukën
Nën qetësinë e muzikës klasike
tik-taket pësuan aritmi
të çastshme
frymëmarrja theu
rekorde ofshamash
zemra mori funksionin e lukthit
përbiu një për një qelizat
pa membranë
rrjedhja e citoplazmës
kaotike dëftoi
pasionin e damarëve poetikë
për të shënjuar dritën e shenjtë
trupave të çiltër tek ai gur i zi
që buron me nurin e zanës
flokë ari
në emër të atit e të birit
e të shpirtit të shenjtë
me porosi hyjnore për brezat
aty ku ka ujë, ka dashuri e jetë.
Please follow and like us: