Albspirit

Media/News/Publishing

Zanë Mali: VALS I PAPARË

 

Vrapoj pas gjetheve

që i përdredh era

për t’i paluar një nga një

në trupin tënd të ngrohtë.

 

Një mozaik me ngjyra stinësh

më fton në ekspozitën

që  hapet solemnisht me puthje.

 

Ç’mrekulli

një vals i paparë luhet syve të mi.

Please follow and like us: