Albspirit

Media/News/Publishing

22 –vjeçari që u vra në burg u kap për një cigare hashash

Estref Halili, 22 –vjeçari që u vetëvar në burgun e Rrogozhinës, ishte arrestuar më 23 dhjetor. Ai ishte kapur me një cigare hashash dhe një thikë. Familjarët e konsiderojnë vdekjen e tij si një vrasje shtetërore. Estrefi u gjet i varur me xhaketën e tij në dritaren e tualetit të burgut. Ai u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte.