Albspirit

Media/News/Publishing

Arbër Ahmetaj, shkrimtari, përkthyesi, eseisti

Arbër Ahmetaj është shkrimtar shqiptar, u lind në Tropojë në vitin 1965, është diplomuar në farmaci nga universiteti i Tiranës dhe ai i Gjenevës. Që nga viti 1986 bashkëpunon me shtypin shqiptar të asaj kohe dhe më pas punon si gazetar në departamentin e informacionit në TVSH. Në 1993 ndërkohë që specializohej për diplomaci në Oksford, Washington Gjenevë dhe Maltë punon në Ministrinë e Punëve të jashtme në Tiranë. Pas detyrash të ndryshme në këtë minitri emerohet sekretar i parë ne ambasaden shqiptare në Bukuresht. Nga shtatori i vitit 1997 vendoset në Sion të Zvicrës duke ushtruar dashurinë e tij të vjetër, punën si farmacist. Disa nga verpat e tij  janë:12400844_1074315679277836_7195470084323694324_n

Ne Shqip

  1.  “Flet hyrje për në varr” roman, “Dardania” Tiranë 1993
  2. “Shqipëria -trishtimi im” sprove, “Koha”, Tiranë 1999
  3. “Kështu foli Tahir Zemaj” (bashkautor Sefedin Krasniqi) “Mergimi ab”, Prishtinë 2000
  4. “Kështu foli Tahir Zemaj” (bashkauator S.K.) pjesa e dytë “Mergimi ab”, Prishtinë 2001
  5. “Riva H.” tregime, “Mergimi ab” Tiranë 2003
  6. “Rugova: Modeli i tij politik”, sprove, “Mergimi ab” Tiranë-Prishtinë 2006
  7. “Më mori malli e dashur”, poezi shqip-frëngjisht “Mergimi ab” Tiranë 2010
  8. “Metafora e arratisur”, poezi, bashkautor “Mergimi ab” Tiranë
  9. “Dhjetor 90: Mbaj mend”. (bashkautor) Kujtime e refleksione Tiranë 2011
  10. “Varri i Braktisur” roman, “Skanderbeg books” Tiranë 2011
  11.  “I huaj ai Kososvari” roman, “Skanderbeg books” Tiranë 2013
  12.  “Nje nate tek Luiza” roman, “Skanderbeg books” Tiranë 2015

Në gjuhë të huaja:

13. “Le chameau dans la neige”. (bashkautor) tregime, Ed. “d’En Bas” Lozane 2007
14. “La ville des écrivains figés”. Roman, Ed. “Mon Petit Editeur”, Paris 2011
15. “Riva H.” tregime në rumanisht, Ed. “Privirea” Bukuresht 2011

Ka përkthyer:

16. “Dashuritë Gazmore” Milan Kundera përk. nga anglishtja “Koha” Tiranë 1999
17. “Majtas jo djathtas“; “Dr.Artan Fuga, përk.nga frëngjishtja “Ora” Tiranë 2002.

Please follow and like us: