Albspirit

Media/News/Publishing

Ariana Bytyqi: Heroinë e pritjes

Edhe sot dita rrënoi gjithçka

Në zvarritjet greminës

Buzë dritaresh,me sytë hak qielli

Zhytur në pafundësinë e pritjes

Pambarim!

Mëkot…, mëkot…, mëkat!

Ditët shtegtojnë në funeralin e harresës

Dhe çastet e pabesisë më trembin

Në errësirën paskaj,

Kur perdet lëvizin nga acari i kohës

E xhamat zbardhen akull!

Ku je? –të them.

Dhe ti askund…,

Dënesjes sime kur lotët

Më ngrijnë në faqe

E qepallat shkopinjë akulli më ngjajnë

Në dhomën plot acar!

Dhe befas duhmë shpirti shpërthen

Dhe vlon ndër deje, me vrushkull të zjarrtë

Ku shkrihet akulli mbi xhamin e dashurisë

Nga afshi i kafshimit të buzëve, dhe unë:

Heroina e pritjes, në iluzionin e pambarimtë

Të pranverës së çelur mbi lule në livadh

Zog në qiell, në fluturimin paskaj

Uroj, lutem, përgjërohem: të çelë pranvera,

E të mos vdes pa shijuar atë ngrohtësi

Të shkrijë shpirtin tim të ngrirë akull!

E ta ndjej sërish, trupin tim

Ta ndjej, se jam!

Rishtas unë: ardhur në jetë!

 

……….. …..

 

Dehje

 

Njëmijë ëndrrave, si në botën e përrallave

U treta ishullit të pritjes për të vetmin shtegtim

Ku thurnim dëshirat, për jetën, andrrallave

E ditët zbardhnin praruar, mëngjeseve me agim

 

Atje, ku gotë e fundit, përmbysej rrëmbim

Dhe trupi drithmash, rrëmbehej papritmas

Mbi njëmijë fjalë kur shkruhej nata vegim

Mbi epshe ndezur, mbuluar mes britmash

 

Asnjë pikë verë, s’mbeti buzë etjes që vlon

Dhe një këngë e grisur, shpirtin që shpon

Veç qelqe të thyera, dhe një shpirt i vrarë

E koha që përpëlit tik-taket mbi mure varë

 

Ku shpirti të ndizet, frikshëm  të vuaj

Etjen me zjarr mbi buzë të ta shuaj

Me pikën e fundit të verës në gotë

Lermë, lermë të tretem, tek ajo botë

 

Nuk mbeti asgjë, as fjalë gërvishtur mbi karta

Në jehonë nate, në t’erës fërshëllimë

Rishtas më vjen, dehjen ta pi me kupa të arta

Ta përpijë vapën, me atë përcëllimë .

 

…………………..

 

PËRMALLEM

 

Vaj mbi prehërin

E mall për gjoksin tënd e epur në buzën kthes’

Si zog sqepin zgjatur e ngjitur për të e vockëla unë

E sa herë zgjohem emrin ta thëras

Më prit aty të them

Se erdha me vrapim

Por ti aty nuk ishe,kishe fluturuar përtej maleve

Ikur me nxitim

E une ditët numëroja varg duke i qëndisur si një lule dashurie e etur për të.

 

…………………….

 

BORË E SHKRIRË NË DORËN TËNDE

 

Ai më dashuronte çdo ditë si në ditën e parë

Dhe shikimi ndër sy shkëlqente si gjithnjë

Çdo takim i yni ishte plotë emocion

E koha aspak nuk mjaftonte për ne

Nuk kishte mëshirë , vraponte me shpejtësin e tik takeve që nuk ndalonin dot

Sikur të rrahurat e zemrës nga dashuria që kishim ne , papra binin

E unë shkrihesha në dorën tënde si top bore

Në zjarrëmin e duarve tua që digjeshin në përbashkim

Dy shpirtëra në një si të ngjizur ishim

Përflakemi e spërmbahemi dot.

 

……………

 

MËKOT MËKAT

 

Edhe sot një ditë iku dhe me la rrënueshëm

Edhe kjo ditë më zvarriti buzë  greminës

Po edhe sot mjaftueshëm?

Mbeta dritareve e sytë në qiell duke pritur se një sinjal do më jepte sadopak

Por mëkot ..mëkat..mëkat….

Kam inat edhe ditët që ikun si në varrimin e kohës së harresës

U kam frikë çasteve të pabesëve

Errësirës së natës si një shtrëngat kur perdet lëviz nga acari i kohës

Kur xhamat zbardh akulli

E ti ku jee?

Askund

Kot dënesem e thërasë…

Lotët më ngrihen në faqe

E qëpallat e syve të mi u bën shkopinjë

Dhomë acari pa çiftëzim që shkrien xhamin e dashurisë nga afshi e kafshimi i buzëve

E unë heroina e pritjes

Mbeta me iluzionin e pambarim

Urojë të më qelë një pranverë me lule

E të mos vdesë pa e shijuar atë ngrohësi që do më shkrinte shpirtin tim prej akulli

E të më bëjë ta ndjejë prapë trupin tim .

 

………….

 

MOS GUXO TË MË ËNDËROSH

 

U sos dhe një dekad e tërë

Por zbrazur mbet si uji pa det’ që zvaritet e shtratë nuk gjetë..

…………

 

Më the:

Je Ti, Madhështorja ime, prandaj jam unë!

Dhe kur jam i brishtë shndërrohem në oazë

Aty ku Hyjnesha gjen prehje me buzën e saj mrekullishte!

Që më bën ta ndjej brishtësinë time!

 

…………..

 

***dhemshunia e shpirtit tem

e thau fjalen n’buz’

sa trishtim asht me dashtun

e mos me shijue

mizori

 

e shkruej

e prangueme

deri n’permbytje

 

ah, muri i hijes teme

që na ndan matan’ dëshire

 

kam dasht’

me t’verbue me dashunin’ teme

dhimjet me marrun fun’

me lundrue n’lum

me i permbytun vuajtjet

deri t’mrrina n’bregun e portave detnore

e me na çelun agimi

t’përqafuem.

 

…………..

 

 

DIELL

Me shponte trupin nje diell ne horizont

Me beri cop rrezesh te shperndara ne maje kodre

Kurse une matja kohen me gishterinjët e mi shtruar pertej diellit

Dhe nuk me behej von se trupin me grohte vetê rrezja e diellit, që shkëlqente qiellit!

Isha e lumtur pafund!

Sepse ti je ëndërr që më shkund!

Ndjenjë që më përmend, që më gdhend

E ngroha ne thellesin tende zemren time akull

Qe u shkri ne zjarrin e ndjenjes qe kam.per ty.

Te shenjuar ne zemer qe i kam vene emer

Emrin diell ,sepse …

Ti  je vete Dielli, vetë ngrohtësia!

Vetë qielli, vetë kaltërsia, vetë jeta, vetë bardhësia!!!

Sepse une jam vet poezia.

Please follow and like us: