Albspirit

Media/News/Publishing

Kastriot Kotoni: Sofra Tironse Arben Tafaj

Një mbrëmje ku si asnjëherë u mblodh një publik artdashës i traditës së muzikës dhe valles tironse. Kjo mbrëmje e organizuar nga Fondacioni “Sofra tironase Arben Tafaj” ishte për nga përmasat një aktivitet i nivelit kombëtar. Gëzimi dhe hareja e kësaj mbrëmjeje do të mbahet mend gjatë, sepse ishte një organizim i përsosur me të gjithë gurën popullore të muzikës e valles tiranse. Këngëtarët orkestrimi i këngëve ishin të nivelit të lartë. Harmonizimin e të gjithë komponntëve që nga koktej përpara shfaqes e deri në perfofmancën e dhënies së medaljeve të mirënjohjes nga ky fondacion për shumë personalitete të kryeqytetit tonë Tiranës në mbarim të disa këngëve dhe futja e grupit të valleve të ansamblit “Shqiponja” ishin gjetje në këtë aktivitet. Shumë këngë tipike të Tiranës u shoqëruan me duartrokitje të pashtershme nga spektatori në sallë dhe shumë të tjera u kënduan së bashku me publikun dhe këngëtarët. Këngëtarët më të afirmuar për publikun shqiptar të cilët lëvrojnë këngën e Shqipërisë së Mesme ishin të pranishëm që nga Juliana Pasha, Sinan Hoxha, Artiola Toska, Merita Alili, Xhavit Dedej etj. Larmishmëria e këngëve dhe sintonia me publikun e çoi peshë sallën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Dëshira e zjarrtë e publikut në sallë për t’u njësuar pa dallim si një korr madhështor në çdo këngë, tregoi se nevoja e tij për një ngjarje artistike të këtyre përmasave është jashtëzakonisht e madhe. Një muzikë e mirë e kuruar mirë me një orkestër profesionistësh, e këngëtar që janë lidhur me këngën tiranse prej shumë vitesh ishin si në një dasëm të madhe tironsish. Si vetë kënga tiranse e cila vjen e shtruar si një rëke që mblidhet në përrenj e më pas në një lumë të vrullshëm plotë hare ashtu ngrihej ulej edhe emocioni i spektatorit drejt detit të duartrokitjeve. Një skenë plotë dekore falë teknologjisë që shoqëronte çdo këngë i jepte ngjyra të ngrohta spektaklit. Dhurata të tilla për spektatorin e kryeqytetit urojmë që të jenë më të shpeshta. U ndje uria e spektatorit për këngën popullore të krahinës së Tiranës, si me këngë të vjetra dhe të reja. Ruajtja trashëgimisë së këngës së trevës së Tiranës dhe çuarja e saj në nivel edhe më lartë ishte edhe misioni i organizatorëve të këtij aktiviteti. U përcoll me ndjenjë dhe seriozitet çdo këngë dhe valle nga të gjithë pjesëmarrësit. Ky aktivitet ishte ndoshta nga të paktit koncerte të sukseshme për këto 5 vjet në arenën e kulturës shqiptare.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61573582017517