Ajo drejt mbi qepallat më qëndron
E flokët e saj pleksur me të mitë
Ajo formën e duarve të mia ka,
Ngjyrën e syve të mi mban ajo,
Ajo prej hijes sime u gllabërua
si guri prej qiellit.
Ajo sytë hapur gjithmonë
Dhe nuk më le të fle.
Endrrat e saj në dritë të plotë
Diejt i bëjnë të avullojnë
Të qesh më bën, të qaj e të qesh,
Të flas kur s’kam asgjë ç’të them.