Julian Deda: Tabloja është e qartë, ikën të gjithë!
A i mbani mend këta aktorë të talentuar, që shpërthyen në fillimet e një epoke të re të humorit në këtë vend? Sa shumë punë, sa shumë mund për të ngritur në këmbë një spektakël dhe për të marrë gjithë dashamirësinë e publikut, të cilin e kemi vlerësuesin më të sinqertë në këtë jetë. Shikojini me vëmendje, disa u larguan nga pakënaqësia, disa u hoqën me arrogancë. Nuk më vjen aspak mirë për këtë që do them, por tashmë tabloja është e qartë, ikën të gjithë. Po ta vini re, nga e gjithë trupa e parë e atij spektakli nuk ka mbetur më asnjeri aty, me përjashtim të mikut tim Marin Orhanasi (që i uroj suksese në vazhdim). Por pyetja është: pse? Gjithmonë ka patur një tendencë nga ana e regjisorit aktual dhe njerëzve rreth tij, për të bërë me faj aktorët e larguar, duke i quajtur mosmirënjohës, të paaftë, të dështuar apo me lloj lloj epitetesh. Por pyetja që shtroj unë sot është: të gjithë ne që ikëm paskemi faj dhe ky zotëria qënka i kulluar? Të gjithë aktorët paskan qenë njerëz të këqij dhe regjisori paska qenë ëngjëlli mbi tokë? Ne ishim të paaftët këtu, apo ky ishte i paaftë ta mbante trupën të bashkuar? Besoj se u sqaruam më në fund. Hajt tung.
Post Scriptum: U kërkoj ndjesë kolegëve në foto, që e kam bërë këtë shkrim pa lejen e secilit, por nuk rrija dot pa e thënë.