Albspirit

Media/News/Publishing

Gjyqet speciale dhe ushtarake në kohën e komunizmit në Shqipëri

Ngjarjet reale të torturave, internimeve, ekzekutimeve, burgimeve, të vuajtura nga intelektualët, që cilësoheshin si “kërcënimi i kombit”, përfshijnë një periudhë 6-vjeçare, që nis nga 15 Dhjetori 1944 kur Këshilli Antifashist Nacional Clirimtar ngriti në Tiranë Gjykatën Speciale për gjykimin e krimeve të luftës dhe bashkëpunëtorëve të armikut.

Cilësimi i disa gjyqeve si speciale nuk ka ardhur nga aktet ligjore për ngritjen e një gjykate speciale por nga rëndësia dhe roli që kanë luajtur në politikën shqiptare të akuzuarit.Vetëm gjyqet ndaj të akuzuarve për krime lufte janë zhvilluar nga një gjykatë speciale ndërsa gjyqet e tjera të mëvonshme janë zhvilluar nga gjykatat ushtarake.

Gjyqet speciale (gjyqet e popullit) zhvilloheshin ne kinema ose teatër apo salla të tjera të papërshtatshme. Një karakteristikë e gjyqeve speciale në komunizëm ishte shpejtësia e gjykimeve e cila mund të zgjaste maksimumi disa muaj, ndryshe nga disa vende të tjera komuniste, ku gjyqet zgjatën edhe deri në vitet 80’.

Shteti komunist deri në hartimin e plotë të kuadrit ligjor në vitin 1952, iu referua dispozitave egzistuese të vitit 1939 duke shtuar ligje të posacme penale si ligje për dënimin e sabotatorëve apo ato për organizimin e pushtetit gjyqësor.

Pavarësisht se Kushtetuta e re parashikonte të drejta për të akuzuarit si mosdënimi pa faj apo e drejta për tu mbrojtur, praktika tregoi se këto parime nuk u morrën parasysh dhe u konsideruan fiktive për ti dhënë përparësi shtetit të diktaturës së proletariatit i cili i mbron vetë shtetasit e tij.

Sigurimi i shtetit ishte organi i ndjekjes së procedimit penal, që mund të bashkëpunonte ose jo me prokurorine e cila ishte inferiore ndaj këtij organi.Shumë dënime ja në dhënë pa ligj, shumë ekzekutime janë bërë pa gjyq me qëllimin e vetëm për të eleminuar të gjithë intelektualët apo opozitarët e sistemit komunist.

Ja cilët ishin momentet e zhvillimit të gjyqeve speciale:

Gjyqi ndaj ish-funksionarëve shtetërorë (Më 31 Dhjetor 1944 u zhvillua në burgun e vjetër të Tiranës)

Pasojat: Në mars – prill 1945 u zhvillua gjyqi ndaj 60 personaliteteteve të akuzuar si “ kriminele lufte dhe bashkëpunëtorë me fashizmin”, të cilët kishin mbajtur detyra të larta shtetërore gjatë gjysmës së parë të shek XX.Grupi i gjyqtarëve jepte dënimin “në emër të popullit”, duke çuar para grykave të zjarrit 17 burra shteti, që nuk kishin kryer asnjë krim, përveç se kishin qenë shtetarë të denjë të vendit të tyre dhe duke burgosur me dhjetra të tjerë.

Gjyqi ndaj nacionalistëve. (Më 3 korrik 1946)

 vitet 1945-1948, nacionalizmi shqiptar pësoi persekutimin më barbar që ka njohur historia. Diktatori Hoxha ngarkoi ministrin e Brendshëm, gjeneralin Koçi Xoxe, për kryerjen e këtij misioni, i cili me anë të Sigurimit të Shtetit, Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave Ushtarake vuri në zbatim direktivat e Byrosë Politike për asgjësimin e nacionalistëve shqiptarë nëpërmejt gjyqeve speciale të cilat ishin të paligjshme dhe të paprecedentë.

Gjykata e Lartë Ushtarake dënoi më 3 korrik 1946 me pushkatim 9 drejtuesit kryesorë të organizatës Bashkimi Demokrat dhe me burgim 37 të tejrë.

Të njëjtin fat patën edhe “grupi i Deputetëve” të rezistencës dhe social demorkat. Akuzat fabirkoheshin nga Sigurimi i shtetit si organizim i “veprimtarive kundër pushtetit popullor”, me qëllim dhënien e dënimeve sa më të ashpra dhe eleminimin e të gjitha grupeve opozitare në vend

Gjyqi i “Sabotatorëve të Maliqit” (Më 8 Nëntor 1946, ditën e premte në sallën e Kinema “Nacional”)

Pasojat: Ishte një gjyq me skenar të përgatitur me imtësi qysh më parë, i cili u hap në fillim të nëntorit 1946. Dështimi “gjoja” i tharjes së kënetës së Maliqit ishte preteks dhe sfondi tragjik ku u luajt akti i turpit dhe ndëshkimit me jetën e  intelektualëve të radhës. Dy inxhinierë u varën në litar, 5 u pushkatuan mes tyre dhe njw femër shtatëzënë dhe dhjetra u burgosën.

Gjyqi i deputetëve (Më shtator 1947 )

Pasojat: 3 të varur në litar, 13 pushkatime dhe të tjerë u burgosën. Vendi i varrimit u mbajt sekret duke bërë një shënim në regjistrat “në vendin e caktuar”, i cili nuk u deklarua asnjëhere nga shteti komunist.

Gjyqi për bombën në Ambasadën Sovjetike (Më 27 Shkurt 1951)

Pasojat: Sigurimi i shtetit ekzekutoi 22 persona, të zgjedhur për pozitën e lartë atdhetare dhe intelektuale, por pa asnjë lidhje me ngjarjen, jo vetëm kaq por ekzekutimi u krye pa gjyq, pa u hetuar dhe pa u informuar për akuzën.Gjykata e Lartë Ushtarake, pas ekzekutimit u thirr të për të bërë vendimin sic e kërkoi sigurimi dhe udhëheqja e partisë për ekzekutim.

Turpi gjykues i gjyqit të parë special përbëhej nga: Koçi Xoxe kryetar-Gjeneral lejtnant, Hysni Kapo anëtar-kolonel, Beqir Balluku anëtar-nënkolonel, Faik Shehu anëtar-nënkolonel, Bilbil Klosi anëtar-major, Medar Shtylla anëtar-mjek, Halim Budo anëtar-jurist, Gaqo Floqi anëtar-jurist dhe prokuror Bedri Spahiu.Anëtarët e trupit gjykues të drejtuar nga Koçi Xoxe,nuk kishin asnjë kualifikim në fushën e drejtësis, madje disa prejt tyre nuk kishin as kualifikim arsimor.

Pak vite më vonë prokurori Bedri Spahiu ngre akuza për Koçi Xoxe si bashkëpunëtor i shërbimeve të huaja dhe më pas ekzekutohet.

Please follow and like us: