A po e shtyn Arabia Saudite – Izraelin drejt një lufte me Iranin?
Daniel B. Shapiro*
Saad Hariri, që dha dorëheqjen të shtunën si kryeministër i Libanit, është përballur përherë me një situatë pa rrugëdalje teksa përpiqej që të shërbente në atë rol. Largimi i tij njofton një rritje të tensioneve mes Arabisë Saudite dhe Iranit që përballen në rajon dhe që ka implikime thelbësore për Izraelin.
Hariri është një njeri i mirë, por jo një lider politik natyral. Roli i tij si lideri i bllokut sunit libanez ra mbi të në vitin 2005, kur u vra i ati i tij, kryeministri Rafik Hariri. Gjatë mandatit të parë si kryeministër, nga viti 2009 në vitin 2011, Saad zgjodhi vetiu që të vepronte nën hijen imponuese të të atit. Kur e vizitova selinë e tij në Bejrut, u befasova jo vetëm nga pasuria e ekzagjeruar dhe masat mbytëse të sigurisë, por edhe nga nderimi ekstrem për kujtimin e Rafikut. Në sallon ku ai priste miqtë, Saad ulej në karrigen e dytë nga krahu libanez. Karrigia e parë rezervohej për një portret të të atit të tij me kordele të zezë.
Por kishte edhe një forcë tjetër që e vendosi atë në atë rol: tutorët e tij sauditë. Arabia Saudite ka mbështetur prej kohësh sunitët në Libanin me një sistem poltik multisektar, por edhe gjatë luftës civile. Por ata siguruan gjithashtu një bazë dhe mbështetje financiare për perandorinë e biznesit të Haririt. Hariri nuk mund të lëvizte as djathtas dhe as majtas pa mbështetjen saudite, as edhe mundej ai të hidhte poshtë urdhërat e tyre që të kthehej në Liban si kryeministër.
Gjatë mandatit të tij të parë ai u përball me një mori problemesh që nuk mbaronin: ministra të afërt me Hezbollahun që mund ta rrëzonin qeverinë e tij në çdo kohë; puna e pambaruar e Gjykatës Speciale që do të hetonte vrasjen e të atit dhe provokimet dhe ngacmimet e aleatit të Hezbollahut, presidentit sirian, Bashar al Assad. Fakti thuajse i sigurtë se Hezbollahu i mbështetur nga Assad, ishte përgjegjësi kryesor në vrasjen e të atit duhet ta ketë bërë çdo ditë të qeverisë së tij një lloj të veçantë torture. Këto rezultate reflektonin të gjitha përpjekjet e vazhdueshme të Iranit që të rifitonte ndikimin në Liban pas humbjes që pësoi kur më 14 mars , revolta popullore që pasoi vrasjen e babait të Saad, përfundoi me tërheqjen pas 30 vjetësh të trupave siriane.
Me mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite dhe të SHBA-së, Saad Hariri u qëndroi presioneve për një kohë. Por mbështetja saudite u lëkund në vitin 2010, kur Princi Abdulaziz, djali i mbretit Abdallah, kërkoi një riafrim me Assadin. Kur Hariri refuzoi që t’i qëndronte lojës, Hezbollahu tërhoqi ministrat e vet nga qeveria e tij, duke e rrëzuar në formë poshtëruese, ndërkohë që ai takohej me presidentin Barack Obama në janr të vitit 2011.
Teksa shihja fytyrën e tij atë ditë në Zyrën Ovale, Hariri m’u duk i çliruar. Duke e ditur këtë atë histori, unë sinqerisht u befasova kur ai kthye në detyrën e kryeministrit në fund të vitit të kaluar, pas një ngërçi qeveritar të zgjatur, që shkoi aq keq saqë edhe mbetjet në qytete nuk mblidheshin. Bllokimi u zhbë vetëm kur Michel Aoun, një aleat kristian i Hezbollahut mori presidencën.
Pse duhej të kthehej Hariri në detyrë në kushte edhe më të vështira sesa ato të mandatit të parë? Edhe njeherë, sepse sauditët i bënë atij një ofertë që nuk mund ta refuzonte. Por kjo ishte një farë e re e sunduesve sauditë. Mbreti Abdallah nuk kishte asnjë dashuri për Iranin që e përshkruante si kokën e gjarprit që përhapte helm në të gjithë Lindjen e Mesme. Por ai kapi momentin për të përballur rivalët e tij dhe të reduktonte humbjet në Liban në vitin 2011. Pasardhësi i tij, mbreti Salman bin Abdulaziz al-Saud dhe djali i tij, Princi Mohammed bin Salman, ishin të vendosur t’i kundërviheshin Iranit nga Jemeni në Siri dhe Liban. Duke kthyer njeriun e tyre Hariri në Bejrut, ata kishin të paktën një lojtar në fushë.
Hariri u përball me një detyrë me të vërtetë të pamundshme. Dominimi i Hezbollahut në politikën libaneze ka njohur vetëm rritje. Pavarësisht mbështetjes së vazhdueshme amerikane për forcat e armatosura libaneze, me sa duket një kundërpeshë plurifetare ndaj forcave Shiite, është bërë përherë e më shumë e qartë se Hezbollahu mund t’i agresojë, infiltrojë dhe kur i duhet, dominojë ata.
Afrimi i fundit të luftës civile siriane e bëri këtë situatë edhe më keq. Sa kohë që luftimet vazhdonin me tërbim, prioriteti i Hezbollahut ishte mbështetja për regjimin e Assad, që kishte lehtësuar dorëzimin e armëve iraniane në duart e milicisë Shiite. Në momentin që e ardhmja e Assad u sigurua, nën sponsorizimin ruso-iranian, luftëtarët e Hezbollahut u kthyen në Liban dhe lidershipi i tyre ishte në gjendje që të rifokusohej në betejat e brendshme libaneze.
Hariri e ka ditur prej kohësh se si kryeministër, koha e tij në detyrë varej nga të tjerë. Në çdo moment, mjaftonin tekat e Hezbollahut dhe fati i babait të tij mund ta ndiqte edhe atë. Mund të thuhet me siguri se përpjekja për vrasjen e tij, që ai e aludoi në njoftimin e dorëheqjes, përfqësonte një kërcënim me vdekje me të cilin u përball përherë. Ishte vetëm çështje kohe se kur Hezbollahu do të zgjidhte të vihej në veprim. Pyetja e madhe është nëse dorëheqja e tij është një shenjë se sauditët e tërhoqën sërish mbështetjen për të. Në përshtypje të parë kjo nuk ngjan bindëse me një mbret si Salman dhe djalin e tij Mohammed dhe dëshirën e tyre për të përballur ushtarët e Iranit në çdo front. Por është e mundshme që sauditët po përpiqen që të krijojnë kontesktin për një mënyrë të ndryshme të kundërvënies ndaj Iranit në Liban: një luftë Izrael-Hezbollah.
Me Asadin që duket se i ka mbijetuar sfidës së rebelëve të mbështetur nga sauditët, lidershipi saudit mund të shpresojë ta zhvendosë konfrontimin me Iranin nga Siria në Liban. Duke e nxjerrë Haririn jashtë nga zyra e qeverisë, ata mund të shpresojnë që të lënë Hezbollahun të marrë faturën e përgjegjësisë për sifdat e Libanit, që nga kujdesja për refugjatët sirianë deri te dhënia fund e grupeve të afiluara me Al Qaidan dhe ISIS.
Kjo mund, sikurse ndoshta besojnë sauditët, ta çojë Hezbollahun që të kërkojë një konfrontim të përshpejtuar me Izraelin si një mënyrë për të unifikuar mbështetjen libaneze për domimin e tij. Siç tregohet në një kontekst tjetër – arrestimi i kësaj jave i princave sauditë në një fushatë ndëshkuese kundër korrupsionit – mbreti Salman dhe djali i tij, Mohammed, janë të paduruar në vendosjen e rendit të dëshiruar.
Liderët e Izraelit janë përgatitur për një luftë të re me Hezbollahun që nga viti 2006. Siguria në rritje e Iranit në rajon e bën të qartë se, edhe më shumë edhe sesa lufta e fundit, ky do të jetë një duel për të pakësuar kërcënimin iranian në kufijtë e Izraelit. Izraeli dhe Arabia Sauidte janë plotësisht në një linjë në këtë betejë rajonale dhe sauditët nuk mund të bëjë asgjë më pak sesa të befasohen nga siguria në rritje e Izraelit në goditjen e kërcënimit iranian në Siri.
Izraeli do të duhet të marrë vendimet e veta kur të vijë koha për atë luftim. Kur momenti i të vërtetës të vijë, aleatët e Izraelit, me SHBA në krye, duhet të japin mbështetjen e plotë. Një akt agresioni nga Irani apo Hezbollahu mundet fare mirë të jetë shkëndija, pasi qëllimet e tyre malinje janë fare të qarta. Liderët e Izraelit do të duhet të kenë kujdes që të mos e gjejnë veten të zhytur në një konfrontim të parakohshëm si pasojë e manovrave të aleatëve të tyre në Riad.
* Autori ka shërbyer si ambasador i SHBA-së në Izrael dhe si drejtor i Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut në Këshillin Kombëtar të Sigurisë gjatë presidencës Obama