Albspirit

Media/News/Publishing

Historia e vërtetë e dashurisë së çiftit Ida dhe Isidor në anijen e Titanikut


Më shumë se 100 vjet më parë rreth 1.500 njerëz do të humbnin jetën në atë që u konsiderua si tragjedia më e rëndë detare. Një anije luksi, një kroçerë gjigante për atë kohë fatkeqësisht u mbyt në udhëtimin e parë të saj. “Nuk ka asnjë rrezik që Titaniku të mbytet. Kjo anije nuk mund të mbytet”,- tha në atë kohë Philip Franklin, zëvendës presidenti i White Star Line, kompania që kishte në pronësi të saj anijen e luksit.

Megjithatë mes  shumë historive  të ndryshme që për një shekull vijojnë të mbahen mend e të komentohen, ka edhe një ‘love story’ , që mund të konsiderohet si ajo e ‘Romeo dhe Xhulieta’

Behet fjalë pikërisht për për çiftin Ida dhe Isidor Strauss.

‘Kem jetuar bashkë për shumë vite,  ‘Where you go, I go’,  ishin fjalët e fundit që i tha Ida, bashkëshortit në momentin kur ajo ishte gati për të hyrë në anijen e shpëtimit, por ndryshoi mendje , për të qëndruar më bashkëshortin e saj.

Rossi Ida Strauss e lindur në Worms, Gjermani, në 1849. Në moshën 22 vjeçare  u martua me Isidor Straus, një biznesmen amerikan 26-vjeçar, i lindur në Palatin që ishte bashkëpronar i dyqanit të Macy-t.

Së bashku ata kishin shtatë fëmijë, njëri prej të cilëve vdiq pak kohë pasi erdhi në jetë.

Një çift  i thjeshtë ,me një marrëdhënie të konsoliduar. Faktikisht, kjo është e gjitha rreth tyre, dhe nuk ka asgjë të jashtëzakonshme për asnjërin prej tyre. Megjithatë, ata ishin të veçantë vetëm për veten dhe për dashurinë e jashtëzakonshme që kishin për njëri-tjetrin.

Çifti ishte i njohur për dashurinë e tyre të madhe dhe përkushtimin ndaj njëri-tjetrit.

Kur po dilte dimri i vitit 1912, dhe çifti vendosin që të kalojnë disa jave në jug të Francës e më pas edhe në Angli.

Nga Anglia për në New York çifti vendosën ta bënin me anijen e Titanik RMS, udhëtim ky që do t’i shpinte drejte vdekjes pas 40 vitesh martesë.

Pasi Titaniku goditi ajsbergun, të gjithë nxituan në për të hyrë në çikletat e shpëtimit.

Kur u vendos që fillimisht në çikletet e shpëtimit të shkonin gratë dhe fëmijët, një vend për në anijen e shpëtimit iu dha edhe Isidor, pasi ata i përkisnin ‘klasës së eliës’.

Atij ju dha një vend pran gruas së tij, por ai refuzoi të bënte përjashtim.

‘Unë nuk do të shkoj përpara njerëzve të tjerë.” I përgjigjet ai më një ton të fortë kolonelit.

Së bashku me çiftin ishte edhe vajza e tyre Ellen Bird, e cila ishte e punësuar në Angli dhe po kthehej me prindërit e saj për pushime në New York.

Në momentin kur Isidor refuzon të hyjë në anijen e shpëtimit, Ida ngrihet nga vendi, heq pallton dhe i’a dhuron vajzës së saj Ellen. ‘Merre, kjo të duhet ty, unë nuk kam nevojë më për të” i thotë ajo të bijës.

-Edhe pse Gracie dhe miqtë e tjerë u përpoqën ta bindnin, ajo nuk pranoi, duke thënë se ajo nuk do të ndahet nga burri i saj.

“Siç kemi jetuar, së bashku edhe do të vdesim”, ishin fjalët që Ida i tha bashkëshortit të saj.

Ida dhe Isidori janë parë për herë të fundit në kuvertë në krahët e njëri-tjetrit. Dëshmitarët okularë e përshkruan skenën si “ekspozitën më të bukur të dashurisë dhe përkushtimit”.

Të dy vdiqën kur anija u mbyt. Trupi i Isidor Straus u gjet më vonë dhe u soll në Halifax, Nova Scotia ku u identifikuan dhe u dërguan në Nju Jork. Për fat të keq, trupi Rossi Ida Strauss nuk u gjet kurrë.

Mbytja e anijes luksoze shokoi gjithë botën. Të mbijetuarit nga kjo tragjedi detare treguan në ato vite shumë nga momentet e fundit në bordin e saj, por dhe tani kur kanë kaluar më shumë se  100 vite  sërish Titaniku dhe historitë rreth tij vazhdojnë të ngjallin kureshtje.

Një histori tjetër e dhimbshme e 100 viteve të shkuara është ajo e orkestrës së anijes, që vazhdoi të interpretonte deri kur anija nisi të zhytej në ujërat e ngrira të oqeanit. Tetë anëtarët e saj vazhduan t’i binin veglave pavarësisht kaosit të krijuar në anije.

Më 14 prill u mbushën fiks105 vite nga mbytja e Titanikut, por kjo tragjedi në një farë mënyre ishte edhe një mesazh. Ajo u tregoi projektuesve të anijeve sesa e brishtë mund të jetë edhe një anije e konsideruar e pambytshme dhe në të njëjtën kohë i detyroi ata të revoluciononin teknologjitë që garantojnë sigurinë e një anijeje.

Please follow and like us: