Albspirit

Media/News/Publishing

Poezi nga Katiola Karoli

 

 

 

Më duhet

 

Më duhet

Një kraharor ku mund të zbraz

Gjithë dhimbjen e lotët e mi

Më duhet një sup i fortë

Jo për sot po deri nē përjetësi.

Më thoni ku t’i gjej dy sy

Që të digjen vetëm për mua

Kërkoj vetëm, vetëm dy buzë

Që mos i pëshpërisin gjithkujt të dua.

 

Rendin kujtimet e mia

 

Rendin kujtimet e mia si në garë

Kush e kush të dalë i pari

Vrapon dashuria si e marrë

E ndjek nga pas xhelozia e zjarri.

 

Në garë rendin kujtimet e mia

Herë me diell herë me shi

Rrokullisen kalldremit të qytetit

Unë rri e i shikoj si me çudi.

 

Për ku vraponi si të hardisura

Jeni thjesht kujtime pa mall

Dje ishit tepër te rëndësishme

Sot vetë koha po ju thotë “Ndal”!

 

Si Shën Mari

 

Përse vallë më rri si hyjnorja Shën Mari

E papërlyer me trupin plot vesë

Mëkatet e tua unë të gjitha i di

Më kot mendon se lutja do t’i tresë.

Mos më shih me sytë ulur në tokë

Se shpirt e trup si zjarr mu ndez

Mëkatin e ëmbel të dashurisë të jetojmë

Se nesër gdhin ditë e re tjetër mëngjez.

Afrohu buzë e purpurt, syshkruar

Nga unë ahrohu frikë mos ki

Ai që i pari ka njohur dashurinë

Ka qënë njeri si unë si ti.

Afrohu e le të tretemi të dy

Mes ndjenjave titane të dashurisë

Ti më përket mua unë të perkas ty

Dy zemra, një trup drejt përjetësisë

Please follow and like us: