Valbona Mezini: Letër miqësore për të rinjtë!
Gjithë sfida e njerëzimit dhe juaja, në kohët që po jetojmë, është njohja e të vërtetës.
Kjo sfidë ka shoqëruar njerëzimin që nga zanafilla e krijimit, duke sprovuar vullnetin njerëzor deri në ekzistencë.
Vetëm njohja e të vërtetës na sjell më afër rrugës së drejtë, rrugës së mirë dhe rrugës së të jetuarit në paqe me familjen, të afërmit dhe shoqërinë.
Çdo njeri nga ne duhet ta shohë si sfidë angazhimin për të njohur të vërtetën, për të vepruar sipas të vërtetës dhe për t’iu nënshtruar vetëm të vërtetës.
Ky është edhe udhëzimi i Profetit më të madh që ka njohur njerëzimi Muhammed A.S.
E vërteta ishte tipar i pashtershëm i tij.
Çfarë do të thotë kjo?
Si ta kuptojmë sot në këtë shoqëri njerëzore që ka humbur çdo vyrtyt, ka humb besimin, argumentin e llogjikshëm, meritokracinë, vullnetin për dije?
Që i është nënshtruar klientelizmit pragmatist pa kurrfarë orientimi dhe objektivi shtetformues?
Që i është nënshtruar veseve më të ulëta, hakmarrjes, kokëfortësisë dhe egos?
Që i është nënshtruar drejtimit të gabuar politik dhe nuk reagon ndaj padrejtësive?
Pasojat e drejtimit të gabuar i vuajnë kombet për shekuj me rradhë duke u ndëshkuar popujt e tyre me mungesë begatie dhe prosperiteti.
Të rinjtë!
Do të duhet të jenë të etur për diturinë sepse aty gjendet e vërteta. Për shkencën, për arsimin e mirë.
Në një ajet Kuranor thuhet: O Pejkamber! Lufto kundër mohuesve dhe hipokritëve dhe bëhu i ashpër ndaj tyre. Strehimi i tyre është skëterra. E ky është vendbanim i shëmtuar. Hipokriti është personi që kur flet gënjen, kur premton nuk e mban, kur i beson të tradhëton. Larg nga e vërteta, Hipokriti sot është në politikë pa dallim ngjyrimi politik, pa parime!
Padija është skëterra e tij.
Dituria është veçori që i dallon kafshët nga njeriu. Sa më të ditur të jemi më pranë të vërtetës jemi.
Për rrjedhojë edhe zgjedhjet i bëjmë më të mira. Sa më të ditur të jemi marrim përgjegjësi ndaj familjes dhe shoqërise. E cila sot vuan nga rrënimi moral.
Kur njeriu merr përgjegjësi, mundet të kërkojë llogari ndaj atyre që e drejtojnë.
Të kërkuarit llogari vjen nga njohja e detyrimeve dhe përgjegjësive.
Të kërkosh llogari për padrejtësitë dhe japësh llogari për përgjegjsitë, do të thotë të ndërtosh frymë demokratike, do të thotë të ndërtosh institucione të qëndrueshme, institucionin e mendimit të lirë, fjalës së lirë, votës së lirë.
Kjo lidhet me të vërtetën dhe me dijen.
Kjo shëndosh shoqërinë dhe nuk e lë atë të sëmuret.
Sot nga mungesa e dijes dhe largimi nga e vërteta, shoqëria shqiptare është sëmurë.
Ajo vuan plagë të veseve shoqërore dhe shpirtërore, duke na larguar nga vyrtytet shpirtërore, si besimi, premtimi, njerëzilliku, toleranca, altruizmi etj.
Kështu nga mungesa e të vërtetës, shoqëritë njerëzore zhyten në mjerim shpirtëror dhe mjerim fizik e varfëri.
Disa nga rrugët e errëta të largimit nga e vërteta, e që po dëmtojnë shumë shoqërinë janë DINAKËRIA, MOSMIRËNJOHJA.
Shumë njerëz tregohen dinakë nga mungesa e dijes për të vërtetën, dhe këtë e dëshmojnë si inteligjencë apo zgjuarsi.
Dinakëria nuk është zgjuarësi. KUJDES!
Shumë të rinj sot hakmerren deri në ndëshkime fizike sepse gjenden në situatë që shoku shokun e mashtron në dinakëri.
Dhe këtë e përdor për përfitime të momentit si të ishte zgjuarësi.
Dinakëria nuk është zgjuarësi, është skëterre e padijes për të vërtetën. E kundërta është e vërtetë.
E vërteta është se njeri-tjetrin duhet ta shohim me dhembshuri me altruizëm për t’iu gjendur pranë në momente vështirësie.
Kjo është një lloj sprove.
Por sprova më e madhe e njeriut nga Zoti është pasuria. Mungesa e njohjes së të vërtetës na fut në gjynah. 1/40 e pasurisë duhet fal në bamirësi e Zekat. Kjo është sprovë më vete.
Të ndajmë e qajmë hallin me njeri tjetrin, kjo është njerëzore, është vyrtyt SUPREM!
TË JESH Altruist që do të thotë të mendosh për nevojat e tjetrit.
Askush nuk mendon sot për nevojën e tjetrit, sot tjetri apo tjetra “përdoret”.
Mbarojmë hallin me të.
Mos i bëj tjetrit atë që nuk do të dojë të të bënin ty!