Albspirit

Media/News/Publishing

Gjon Gazulli, Ambasador i Skënderbeut

Gjon Marku – Njëri ndër çështjet më kryesore të shtetit të Gjergj Kastriot Skënderbeut ishin marrëdhëniet diplomatike si një nga faktorët më të rëndësishëm të cilët zhvillonin aktivitete ndërkombëtare në mungesë të prezencës së udhëheqësit shqiptarë.

 

Duke pasur një rëndësi të dorës së parë dhe duke qenë faktori kryesor në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare, në marrëdhëniet ndërkombëtare vetë Gjergj Kastrioti i kushton një vëmendje të veçantë trupës së tij diplomatike.

Në këtë trupë diplomatike dhe në këto marrëdhënie të Shqipërisë me vendet e tjera, një rol më vete kanë luajtur të zgjedhurit e tij për këto pozicione, që në të shumtën e rasteve kanë qenë klerik të lartë katolik. Ata ishin njerëz me integritet e personalitete të kohës.

Pjese më e madhe e tyre i shërbyen Gjergj Kastriot Skënderbeut me shumë mençuri dhe besnikëri, pikërisht pse këto ambasador kishin kulture të gjerë humaniste, sepse ata kishin një identitet të veçantë dhe një shkathtësi në marrëdhëniet diplomatike, ishin të mirëorientuar dhe të mirëpritur në Diplomacitë Evropiane ato Ballkanike dhe Italiane, sidomos marrëdhëniet diplomatike zënë vend me rëndësi në ngjarjet e asaj kohe në Arbëri, në ndërkombëtarizimin e tyre. Këto klerikë katolik që në të shumtën e rasteve gjenden si diplomat në një apo në një tjetër formë, në vende të ndryshëm, kanë dhe një kontribut të madhe dhe të pazëvendësueshëm në zhvillimin kulturor të vendin tonë.

 

Nëse kërkojmë në gjurmët e shtetit shqiptar marrëdhëniet diplomatike midis vendit tonë dhe vendeve të tjera, ato kishin nisur shumë kohë më parë. Kështu sipas kapitullit XXIV të Statusit të Raguzës në vitin 1272, mësojmë për lartësimin e rrogës së misionarëve të ndryshëm që shkonin në qytetet shqiptare, si bie fjala në Durrës, në Vlorë, në Krujë, në Shkodër, në Ulqin dhe në Tivar.(1) Pra është e qarte se Raguza kishte lidhje dhe dergonte të ashtuquajturit misionar në disa qytete të Shqipërisë. Krahas shërbimit të misionarëve, të konsujve dhe të ambasadorëve të huaj, sidomos të Venedikut, të Raguzës, të Napolit, të Hungarisë, të Bosnjes etj.të cilët zhvilluan aktivitet diplomatik në; Ndërfanë, Durrës, Artë, Vlorë, Spinaricë (Zvernec), Shkodër, apo në ndonjë qytet tjetër shqiptar. Që nga kapërcyelli i shekullit XII me ngritjen e Arbëris shtet i pavarur, zë fill edhe diplomacia e hershme shqiptare. Për këtë, njoftime mjaft interesante jep traktati i Dhimitrit (kryezot i Arbëris) me komunën e Raguzës, që u bë më 1210. Sipas traktatit në fjalë, garantohet liria për tregtarët e Raguzës që në ujrat dhe në Trojet Arbërore të bëjnë tregti, pa kurrfarë detyrimesh doganore apo diçka të ngjashme.(2)
Për të mbërritur në një marrëveshje ndërkombëtare, sikurse qe midis Dhimitrit dhe Komunës së Raguzës, është dashur një mision diplomatik edhe pse mungojnë të thënat e hollësishme për veprimtarinë dhe për aktivitetin e tij.

Kryengritjet shqiptare nuk kalojnë jashtë vëmendjes së serave të larta të shoqërisë edhe para ardhjes së Skënderbeut në Shqipëri.
Së pari, të interesuar për intensitetin dhe mbarëvajtjen e këtyre kryengritjeve ,ishin vendet që rrezikoheshin nga pushtimi Osman, e një ndër këto vende ishte Raguza, që në thelb vinin nga e njëjta origjinë si dhe shqiptarët, pra ishin Ilirë.

Së dyti, gjithnjë e më shumë po afroheshin drejt saj Hordhitë Osmane.
Së treti, ishin dëmtuar seriozisht marrëdhëniet tregtare ku anijet raguziane nuk liheshin të qarkullonin lirshëm më ne territoret kur dikur kishin zhvilluar marrëdhënie intensive tregtare.

Së katërti,Raguza kishte një komunitet mjaft intensive me peshë, dhe që zinte vend në aristokracinë e kësaj republike të ardhur nga Shqipëria e Veriut.
Por për kryengritjet dhe ecurinë e tyre ishin të interesuar dhe fuqitë e mëdha. Atyre u cënoheshin fort interesat e tyre tregtare e ekonomike, e më pastaj dhe politike. Por mbi të gjitha në portat e Europës gjendej njëra ndër hordhitë më barbare të botës, një rrezik i përhershëm dhe i vazhdueshëm për botën e qytetëruar.
Themelimi i shtetit të ri, të pa varur shqiptar në krye të të cilit ishte Gjergj Kastrioti (1443-1468) bëri që Shqipëria të bëhet një faktor i rëndësishëm i rezistences antiosmane. Në këtë kohë marrëdhëniet diplomatike ndërkombëtare, marrin një rëndësi të vecantë dhe luajnë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet gjithëplanshme midis shteteve, të cilat vinë gjithnjë e më tëpër duke u intensifikuar dhe duke u bërë gjithnjë e më të domosdoshëm e më të rëndësishëm.

Në këtë veprimtari politike dihet se rolin kryesor e kanë luajtur intelektualet e kohës, njerzit e shkolluar. Sidomos ato që ishin shkolluar në shkollat e këtyre vendeve, e për këtë u zgjodhën njerëz që falë aftësive të tyre individuale kishin fituar një popullaritet, që ishin shkolluar në shkollat më prestigjoze të kohës dhe që kishin lënë gjurme duke u bërë përsonalitete të kulturës, dijes e shkencës në vende të tjera. Marrëdhëniet diplomatike me Raguzën por dhe me vendet e tjera kanë marr një karakter ndërkombëtarizues.Dhe misionet diplomatike të kësaj periudhe u përfaqësuan vetëm në emer të Skënderbeut.

Shumë i spikatur është kontributi i një grup diplomatësh a të dërguarish, që ndihmuan luftën e Skandërbeut në Dubrovnik, heshturazi në pikëpamjen logjistike.Një rol kyq luajti këtu familjet e dijetarëve dhe diplomatëve (Gazulli) (Gasulus).Gjon Gazulli (Johan Gazuli) rreth 1400-1465, i cili pati doktoruar në Universitetin e Padovës më 1430, mbahej si një dijetar i rëndësishëm i kohës.
Natyrisht një njeri i shkolluar në nivelet më të larta,në një ndër universitetet më prestigjioze të kohës, menjëherë do të zinte një vend të rëndësishëm dhe në diplomacinë e Raguzës, ku ai banonte dhe jetonte ishte kthyer menjëherë pas mbarimit të studimeve. Ai me siguri ishte i lidhur fort me çështjet shqiptare, në një kohë që Roma në këtë kohë e konsideronte nje diplomat të madh.
Vetë Raguza shërbente si një qendër informacioni për vendet e Europës, sidomos për dy prej diplomacive më kryesore pra Romës dhe Hungaris por dhe vendeve të tjera të krishtera.

Perandori Sigizmundin kryengritjet shqiptare të viteve (1429-1436) i ndiqte me vëmendje tëveçantë, e kryesisht lajmet për këto kryengritje i merrte nga Raguza ku gjendej një komunitet mjaft i rendësishme.Mbi të gjitha një plejade intelektualesh e familjesh aristokrate te Dubrovnikut ishin me origjinë prej Shqipërie. Në bazë të dokumenteve arkivore, ai në vitin 1434 kishte krijuar lidhje të drejtpërdrejta me kryengritësit, e kjo kishte ndodhur nëpërmjet Raguzës. Është Perëndori Sigizmundin që në vitin 1434 angazhon për të vënë kontakte me kryengritësit shqiptar djalin e perandorit të Bullgarisë Fruzhinën.(3)
Gjithashtu në vitin 1435 Republika e Raguzës dërgon në Shqipëri të deleguarin e mbretit të Hungarisë, që të informohej hollësisht për rrethanat në këtë vend. Në fillimet e luftës së Skënderbeut kundër pushtuesve Osman, interesimi i këtyre vendeve ishte më shumë vëzhgues, pasi këto vende nuk ishin shumë të gatshme dhe të qarta në marrëdhëniet me Gjergj Kastriotin.Gjon Gazulli si diplomat i sprovuar i republikës së Raguzës mbante lidhje me republikën e Hungarisë.Por fillon të angazhohet fort në çështjet Shqiptare dhe kudo ku udhëtonte e publikonte me forcë këtë çështje dhe kryengritje të shqiptarëve.

Në këtë kohë republika e Raguzës edhe pse dërgon në Shqipëri të deleguarin e mbretit te hungarez që të informohet për gjendjen në Shqipëri, interesimi i tyre për Gjergj Kastrioti Skënderbeun në vitet e para të luftës së tij kundër pushtuesve osman pasqyrohej vetem me vëzhgimin e ngjarjeve, meqë në këtë kohë Raguza nuk ishte e gatshme të vinte kontakte më të afërta me shqiptarët në luftë kundër osmanëve. (4)

“Ky Gjon Gazulli asht kenë çue shpesh herë si nunë te Papa e Perandori. Ne vj. 1432 çohet te Sigismundi e te Eugeni IV. Në vj. 1435 më 7 Marc Te princi i Torantit. Prej këtyne dokumentave e dijm se ky është meshtar (-vobis egregio atrium doctori magistro, nenerabilique presbitorio, Johani Gasuloa-) kështu i drejtohet Rektori i Raguzës kur e lut në vj. 1432 me shkue te Sigismundi e të Eugeni IV,- shkruhet ne Hyllin e Dritës në 1940.(5)Në fjalorin enciklopedik shqiptar thuhet “U ngarkua me misione delikate diplomatike, si “ambassador shetitës” i Raguzës ku u angazhua në politik”(6)

Pra në vitin1432 Gjon Gazulli në emër të Republikës së Raguzës dërgohet te Sigismundi: “Në vitin 1432 më 25.III Raguza dërgon Gjon Gazullin, presbiter, me mision diplomatik të Sigizmundi i Hungarisë, për të kërkuar leje prej tij që tregtarët raguzjanë të punojnë në viset e “të pafevet”. Gjerë në fund të prillit 1433, Gazulli ishte në Siena pas Sigizmundit se hungarezi vajti në Romë për t’u kurorëzuar perëndor nga papa Evgjeni IV më 14.II.1434, Raguza e falenderon Sigizmundin se ju dha leja që i kërkonte dy vjet më parë. (Gelcich-Thalloczy, Diplomatarium Raguz 568-71.)

Pavarsisht se kërkonte leje nga Sigizmundi vasale e të cilës është, Raguza vepron dhe me mendjen e saj, si mund të kuptohet nga datat e vendimeve që ajo merr e të përçapjeve që bën.
Prof. Jahja Drançolli në librine tij “Gjin Gazulli astronom dhe diplomat i shekullit XV” pohon se falë angazhimit të tij Sigmundi u angazhua për ralizimin e misionit diplomatic. Kështu, për këtë qëllim Gazulli qëndroi në oborrin mbretëror dhe e shoqëroi atë për në Sienë të Francës ku arriti më 11.VII.1432, pas një kohe të shkurtër pikërisht më 31.VII.1432, mbreti hungarez mori një letër nga rektori raguzian, që kishte këtë përmbajtje: “Të bindurin Prift Gjon Gazulli (…) të cilin, me kredencialet tona e dërguam te shkëlqesia juaj, që të angazhoheni te Papa për të nxjerr privilegjin e lundrimit dhe të tregtisë në vise të të pa feve, po ashtu Ju porosisimdhe ju lutemi me përvuejtëri që të bëheni fjalëmirë për realizimin e dëshirës sonë”. (7)

Po atë vit Raguza meqë Sigmundi pati pengesa por mbi të gjitha nga vonesa e Gjon Gazullit dërgoi dhe tre diplomat të tjerë të Sigmundi që të ralizohej kërkesa e saj.
Gazulli, i cili e shoqëroi vazhdimisht perëndorin e sapokurorzuar, nuk u kursye që ti lutej Sigismundit për tu angazhuar në ralizimin e misionit në fjalë, por me gjithë përpjekjet e bërë misioni nuk u ralizua nga Papa por gjithësesi ishte ralizuar miqesia midis perendorit dhe republikës së Raguzës, e ky ishte komntributi kryesor i Gazullit. Vetë Sigizmundi arritit të siguronte privilegjin e kërkuar prej Raguzianëve në vitin 1434.

Gazulli, shqiptar, autoritet në Raguzë, nuk mund të jetë pa dijeni mbi çka zhvillohet ne Mirditën e tij, ku zoti i vendit, Gjon Kastrioti, është thyer e nënështruar më 1430 dhe tani e ka syun për kryengritje, në mos ka nisur anijet raguziane, tregtonin në Shufadanë e tij”.(8)

Ai gëzonte një autoritet të madh në Raguza e këtë e tregojnë më së miri detyrat që i ngarkoheshin atij gjatë kësaj periudhe.

Në vitin 1432 zoti i Krujës, Ali Beu, kërkon pension prej 200 dukat vjetor, që i jepte Venediku, që s’ia ka dhënë e ai, për këtë shkak, i ka mbyllur rrugën e Durrësit.
“Në vitin 1435, Gjon Gazulli gjendet te mbreti i Hungarisë, me sa duket për çështjen e kryengritjes në Shqipëri. (J Tadic, J. Gazulus (Zbornik filozof. Fakult.2/ 1964, Beograd, 453).

Edhe pse ai është një diplomat në dispozicion të republikës së Raguzës duket se qështja kryesore e këtij udhëtimi të tij drejt Hungaris janë ngjarjet në Shqipëri e prej andej po në dispozicionin e Republikës së Raguzës sipas Prof. Jahja Dranqollit, Gazullin në viti 1435 e shohim prapë në një mision diplomatik në Italinë e Jugut. Italia e jugut në këtë kohë është e njohur për piratët e saj të etnive të ndryshme, që nuk lejonin anijet raguziane të bënin tregti.Ndërsa Raguza kërkon të ndërtojë lidhje bashkëpunimi dhe tregtie me Italinë e Jugut, Sicilin etj. Ai u dërgua atje 10.II.1435 e mund të qëndronte atje dhe dy muaj për të ralizuar misionin e ngarkuar nga Raguza që ishte sigurimi i lidhjeve dhe marrëveshjeve me Italin e Jugut,Sicilin etj. Nuk dihet se si përfundoi ky mision i Gjon Gazullit në Italinë e Jugut pasi ka shumë pak të dhëna për të. Më pastaj ai qëndron në Raguzë deri në përfundimin e vitit 1435.(9) Në fillimin e vitit 1436 ai gjendet ne Oborrin e princit të Sllovenis Matej Talovec (10) i cili posaqe kurorëzuar nga perandori hungarez Sihgmundi që sipas Prof. Jahja Dranqollës humanisti ynë e njihte Matej Talovecin, përkatësisht nga koha, kur kishte shkuar në misionet e veta të para diplomatike në Itali pra që në vitin 1432. (11)
Gjon Gazulli ka meritën e madhe se e kishte mirëinformuar perandorin hungarez Sihgmundi dhe atë Slloven Matej Talovecin, për ngjarjet në vendin tonë kështu që janë të shumta misionet diplomatike shqiptare që gjenden në oborrin e perandorit Hungarez dhe atij Slloven por këtu nuk është qëllimi të merrem dhe të ndalemi tek ato. Gazulli përmendet për herë të fundit 29 shkurt 1436 tek Matej Taloceci.
Gazulli banonte në Raguzë dhe i shërbente kësaj si ambassador, si do t’i shërbej më pas edhe Skënderbeut.Ai ka qënë me kohë aktiv për qëndresën e shqipërisë duke ndikuar pranë Republikës së Raguzës dhe Hungarisë. Sipas Tadicit, po aty më 1441 dhe 1445, ai ishte në Romë për të mbrojtur interest e një prifti katolik të Serbisë. Më 1451, atje e dërgoi Skënderbeu, për të kërkuar nga papa ndihma në të holla.(12)

Më 1442 sipas Prof. Jahja dranqollit, pasi ishte kthyer nga Italia, gazulli gjendet prapë në Raguzë ku sëbashku me disa antarë të Këshillit Kishtar të Raguzës bënë një transaksionme shtëpinë që ja kishte lënë trashëgim xhaxhai i tij Matej Gazulli e për këtë do të flasim diku tjetër.
Për Skënderbeun marrëdhëniet e Shqipërisë me republikën e Raguzës janë tepër të rëndësishme.
Së pari, Raguza ishte porti më i afërt që mund të shërbente si qendër e rëndësishme informacioni për Europën dhe për vendet e tjera të krishtera.
Së dyti, Raguza ishte qendër kryesore që mund të shërbente si ndërlidhëse me Hungarinë, me perendorin Sigizmund të Hungaris.
Së treti, Raguza kishte një numër jo të vogël familjesh shqiptare që gjendeshin dhe banonin në këtë qytet dhe këto familje kishin një peshë të rëndësihme e kishin bërë vend të rëndësishëm në aristorkracinë e vendit.

Së katërti, Raguza ishte nje vend prej nga mund të siguroheshin të ardhura për luftën po mbi te gjitha armatimet.
Së pesti, Raguza mund të shërbente dhe si një vend i mundshëm prej nga ku në kushte tëper të veshtira mund të gjendej vend për familjen e princit shqiptar, pra në rastin e një pushtimi tëmundshëm nga osmanët.

Së gjashti, Raguza ishte një vend ku kishte një shtrat të kahershëm të marrdhënjeve ndërshtetërore edhe pse në fillimin e kryengritjeve dhe luftës së Skënderbeut kundër Osmaneve, Raguza nga ana e saj mbante një qëndrim vëzhgues.

Krejt ndryshe ndodh me Gjon Gazullin që jo vetëm i ndiçte me përparësi ngjarjet në Shqipëri por kishte dhe një angazhim serioz për to e sidomos në prezantimin e tij para Republikës së Raguzës, Sigizmundit të Hungarisë apo mbretit të Sllovenis, duke ndikuar drejtëpërsëdrejti në marrëdhëniet e këtyre vendeve me Skënderbeun.
E pra në këto marrëdhënie një rol kyq luante familja Gazulli, nëpërmjet të cilës kryeheshin kontakte të rëndesishme të Skënderbeut me Raguzën.Astronomi dhe diplomati i Skënderbeut Gjon Gazulli kujdesej për çështje financiare dhe krijonte kontakte me Romen dhe Hungarinë.Ai përpiçej të sqaronte republikën e Raguzës më 1455, pse e zgjeroi Skënderbeu Kepin e Rodonit në kështjell.Familja Gazulli, e cila atëherë jetonte në Raguzë i siguronte Skënderbeut para dhe teknologji lufte.(13)

Është Gjon Gazulli që vë në dijeni Romën për “braktisjen” e turqve nga ana e Skënderbeut.Për “braktisjen” e turqve nga ana e Skënderbeut do fliste dhe nje document raguzian i vitit 1451 në fjalimet që Joan Gazulli, i dërguari i qytetit të Raguzës te papa, do të mbahej para tij në shkurt të vitit 1451. (14)
Më 27.X. 1436 Gjon Gazulli është i dërguari i Raguzës tek Papa, që të fliste “për pesë ditë për punët e Skënderbeut në oborirn e Romës, e mbasi të ketë nxjerr lejen (për të marrë nga ndihmat raguziane) e të ketë fol për punët e Skënderbeut “të kthehet sa më parë. Nëse Gjoni nuk ka në dorë “bulën” (që i jap Raguza) “të mos flas për punët e Skënderbeut” (15)
Raguza kuptohet, duhet ti jepte Gjonit një autorizim special të shkruar, por nuk ishte e vendosur për këtë akoma.(16)
Në situatën kur Skënderbeu luftonte i vetëm,vendet e tjera më shumë vëzhgonin ngjarjet në Shqipëri dhe nuk ishin shumë të gatshëm të ndihmon Gjergj Kastriotin. Duke parë ndoshta dhe me dyshim luftën e tij, aq më tepër pa dashur të futen në konflikt të drejtëpërdrejtë me osmanet, bën që gjendja në Shqipëri të vij duke u bërë gjithnjë e më e vështirë.
Gjon Gazulli është shumë aktiv, sidomos me qeverin e tij ai i ndiqte me vemendje të madhe ngjarjet në Shqipëri dhe interesohej vazhdimisht për to, e mbi të gjitha ishte ai që i prezantonte këto ngjarje kudo ku shkonte në misionet e tij, diplomatike dhe shkencore.
Në vitin 1450 gjendja e shqiptarëve vinte duke u keqësuar; qoftë nga dëmet e mëdha që po shkaktonte ushtria turke, qoftë nga shpenzimet e shumta që kërkonte lufta e gjatë, fundi i së cillës nuk dihej, qoftë më në fund ngase aleatët e Beslidhjes së Lezhës po e braktisnin Skënderbeun njeri pas tjetrit.
“Në rrethanat kritike, Skënderbeu kreu nje hap të jashtëzakonshëm, i cili mundi të merret dhe si një gurë diplomatik, por edhe si një akt dëshpërimi. Më 14 tetor 1450 Augustin de Renieris, Proveditor Venedikas i Danjes, i shkruan Senatit të Venedikut, se Skënderbeu kishte dërguar tek ai priftin e vet, abating Lazër, me propozimin që t’ia dhuronte Sinjorësis Krujën, përndryshe, ngaqë gjendja e tij po keqësohej vazhdimisht, do ishte i detyruar t’ua dorëzonte turqve. Por për republikën, sado që dhurata ishte joshëse, po ta merrte në dorëzim Krujën, do të thoshte të hynte në luftë me Turqinë.Për këtë arsye Senati refuzoi”.(17)
Pas refuzimit kategorik të Sinjorisë së Venedikut, Skënderbeu, në pamundësi për të përballuar financiarisht shpenzimet e luftes (vështirësi të shkaktuara sipas Gjon Gazullit jo vetem nga zgjatja e luftës, por dhe nga largimi i aleatëve të Beslidhjes së Lezhës, të cilët, për më tepër kaluan në anën e Sulltanit), ai nisi në Raguzë, sipas relatorit të përmendur raguzian, një ambasador për të kërkuar nga ajo ndihmë. Madje për të shpejtuar procedurat e ndihmës, udhëheqësi shqiptar pak më vonë u nis vetë në Raguzë, duke marrë me vete disa letra të Nikollës V, në të cilat Papa nxiste raguzianët, që të ndihmonin financiarisht Skënderbeun. Raguza shkuan relatori raguzian, vendosi “të dërgonte një ndihmë dhe subvencione të mira në të holla”.(18)

I menjëhershëm dhe i vendosur bëhet qëndrimi i Raguzës, e cila jo vetëm ndiqte me vëmendje dhe me një interesim të veçantë ngjarjet në Shqipëri por i përcillte ato edhe në diplomacitë e vendeve te tjera. Pas vajtjes së Skënderbeut në Raguza, në dhjetorin e viti 1450, pra pas rrethimit të parë të Krujës që kishte rezultuar i pa suksesshëm për turqit, marrëdhëniet diplomatike midis Raguzës dhe Shqipërisë hynë në një fazë të re dhe më pastaj ato zënë vend të rëndësishëm në ngjarjet e kohës, Raguza u bë një qendër e rëndësishme edhe përsa i përket sigurimit të burimeve financiare dhe mjeteve të luftës.

Është republika e Raguzës që i afron ndihmë të menjëhershme financiarë sipas Prof. Jahja Dranqollit qeveria raguziane i dha shumën prej 500 dukatësh.(19)
Sipas Gjon Gazullit shuma e të hollave duhet të ketë qënë e konsiderueshme mbasi me to, thotë ai, Skënderbeu përballoi shpenzimet, të cilat i dhanë atij mundësinë jo vetëm të mbronte qytetin e Krujës, por dhe të shtinte në dorë një pjesë të zotërimeve të veta.
Konteksti i situatës reale, në të cilën Skënderbeu detyrohej të bënte aktin në dukje “Befasues” të afrimit të qytetit të Krujës. Signjoris pikërisht mbas heqjes së rrethimit te Krujës mund të shtjellohet në mënyrë të tërthortë prej një fjalimi që Joan Gazulli, i dërguar i qytetit të Raguzës te papa, do të mbante para tij në shkurt të 1451-shit. (20)
Gjendjen kritike të Skënderbeut në vitin 1450 e ndriçon një relacion i ambasadorit të Raguzës në romë Gjon Gazullit (një humanist me origjinë shqiptare, vëllai i ambasadorit të Skënderbeut në Raguzë, Pal Gazullit) dërguar Papës Nikolla V, më 27 shkurt 1451,disa muaj më pare, pasi mori fund rrethimi i Krujës. Në relacion theksohet tekstualisht:
“Në këtë mënyrë, në vitin e kaluar erdhi i thëni “Turk” dhe i biri i tij kundër Skënderbeut dhe aleateve te tij me ushtri shumë të fuqishme dhe me mjete luftarake. Vetë aleatët e Skënderbeut u bashkuan me turkun. Kështu që Skënderbeu i humbi të gjitha tokat e veta, përveç Krujës, të cilën Turku nuk mundi ta shtinte në dorë për arsye të ashpërsis së maleve dhe kështjellës së atij vendi, dhe besnikëris së njerëzve që ishin aty brenda”.(21)

Kështu me gjithë rrethimin e gjatë që vazhdoi gati pesë muaj dhe me gjithë perdorimin e mjeteve moderne, sulltani nuk e shtiu dot në dorë Krujën, mbasi mbajtësit e saj, siç shkruante në letrën e tij Gjon Gazulli: “luftuan aq sa e detyruan Turkun të hiqte rrethimin, nga qyteti i Krujës”.
Mos marrja e Krujës prej turqve ndikoi në forcimin e vetbesimit të ushtrisë shqiptare dhe mbi të gjitha e ngriti shumë lart autoritetin e Skënderbeut si në territoret shqiptar po dhe në diplomacitë Ballkanike dhe ato Europiane.
Nga këshillat e dhëna me 27 shkurt 1451 Joan Gazullit prej senatit të Raguzës kuptohet që papa kishte ngulmuar pranë Republikës së Shën Vlashit (Raguzës) për të ndihmuar e mbështetur dhe atë. (22)

Me synimin e realizimit të programit tij, Skënderbeu arrin në dhjetor të vitit 1450 në Raguz dhe kërkon ndihmën e Shuteriqit, pohon që patjetër është takuar me Gjon Gazullin.

Literatura
1. Libarstatutorum civitatisRagusii composites anno 1272, ed. V. Bogisic et C. Jereçek, in Monumenta historic-juridica Slovorum meridionalium, vol. IX, Zagrabiae, MCMIV, Lib. II, XXIV, p. 46-”Sialiquis nuncius vel nuncio mitterantur Dyrachium, habere debeat unusquisque ipsorum yperperos septem et lignum et engarios a comuni”
2. HAD, Miscellanea saec. XIII; Drançolli, J. bashkëpunimi në ditë të vështira, p. 13, Rilindja, 2. III. 1985.
3. Radoniç, J. “Djuradj Kasrtriot Skëndërbegi Arbanija u XV veku, 70”; Jereçek, K. Istoria Sarba I, 360, Beograd, 1978.
4. Drançolli, Jahja. “Gjin Gazulli astronom dhe diplomat i shekullit XV” fq. 58, Prishtinë,1984.
5. “Hylli I Dritës”, nr 7-9, fq, 400, 1940.
6. “Fjalori Enciklopedik shqiptar” Vëllimi I, Tiranë, 2008.
7. Drançolli, Jahja. “Gjin Gazulli astronom dhe diplomat i shekullit XV” fq. 58, Prishtinë, 1984.
8. Shutertiqi, Dhimitër. “Moti i Madh” përmbledhje shënimesh e dokumentesh për historinë shqiptare të viteve 1379-1479, fq. 83 Shtepia botuese “Dituria”, Tiranë, 2006.
9. J. Tadiç, “Johannes Gazuli 440”.
10. Sihgmundi, AHD, Lettere et commissioner Leventis XII, Fol. 16; J Tadiç, “Johannes Gazuli” 440.
11. Drançolli, Jahja. “Gjin Gazulli astronom dhe diplomat i shekullit XV” fq. 58, Prishtinë, 1984.
12. Shutertiqi, Dhimitër. “Moti i Madh” përmbledhje shënimesh e dokumentesh për historinë shqiptare të viteve 1379-1479, fq. 94, Shtepia botuese “Dituria”, Tiranë, 2006.
13. Drançolli, Jahja. “Prania e shqiptarëve në Raguzë gjatë shek. XIII- XV”, “Gjurmime albanologjike”, “Seria e shkencave historike”, I. XV, fq.39-60, 16-1986, Prishtinë, 1987, ,
14. Plasari, Aurel. “ Skënderbeu një histori politike” fq. 307, Tiranë 2010.
15. Gelcich–Thalloczy, Diplomatarium Raguz. 568-7, Radoniç 38, Jorga , Notes II446. Sh.1
16. Shuteriqi, Dhimitër. “Moti i Madh” përmbledhje shënimesh e dokumentesh për historinë shqiptare të viteve 1379-1479, fq. 166, Shtepia botuese “Dituria”, Tiranë, 2006 .
17. Frashëri, Kristo. “Gjergj Kastriot Skënderbeu, jeta dhe vepra” (1405-1468) f q. 171, Tiranë, 2002.
18. Frashëri, Kristo. “Gjergj Kastriot Skënderbeu jeta dhe vepra” (1405-1468) f q. 171, Tiranë, 2002.
19. Drançolli, Jahja. “Prania e shqiptarëve në Raguzë gjatë shek. XIII- XV”, “Gjurmime albanologjike”, Seria e shkencave historike I. XV, fq. 69, 16-1986, Prishtinë, 1987.
20. Plasari, Aurel. “Skënderbeu një histori politike”, fq. 307, Tiranë, 2010.
21. Frashëri, Kristo. “Gjergj Kastriot Skënderbeu jeta dhe vepra” (1405-1468) f q. 170, Tiranë, 2002.
22. Plasari, Aurel. “Skënderbeu një histori politike”, fq. 307 Tiranë, 2010.

Please follow and like us: