Shqip dhe italisht, vargje poetike nga Mimoza Pulaj
Faji
Dikush
mundet të të bëjë
veten të harrosh.
Të ndjesh vetëm lindjen e Diellit.
Por jeta ka vetëm lindje,
nuk mund të thuash kurrë. Pa veten.
Si grafik fshehtësirash duhet të dridhmojë.
Varur në dritë.
Ajo pjesë e pafundme
që me ty ka fletur. E pafajshme.
La colpa
Qualcuno
può farti
dimenticare te stesso.
Sentire solo il sorgere del Sole.
Ma, non puoi mai dire
che la vita è solo nascita. Senza te stesso.
Come un grafico di misteri
dovrebbe vibrare
appesa nell’aria.
Quella parte infinita
che con te ha dormito. Innocente.
Ulërimat e shpirtit
Ka gjithnjë një kohë
për të gjetur
shenja të cmuara:
ulërimat e shpirtit
në qetësine e pasur.
Gjithçka
që goja hesht.
E dëgjoj.
Dhe strehohem
në buzëqeshjen tënde:
një ulërimë e vazhdueshme
pa zë.
Ngjyra e agimit.
Të cilit i bëj roje.
Le gride dell’anima
C’è sempre un tempo
per trovare
segni preziosi:
le grida dell’anima
nel ricco silenzio…
Tutto questo
che la bocca tace.
Lo ascolto.
E mi rifugio
nel tuo sorriso:
un urlo continuo.
Senza voce.
Il colore dell’alba.
A cui faccio la guardia.
Eja
Mjaft më, me perëndime
që gjatë vallëzojnë
mbi dallgë zemërimi. Shkumake.
Brenda xhepave të palltos, mi ler! Si gështenja.
Me fantazinë tënde, grua dimri.
E në se puhizë të gjelbërt, të butë
zërin tim po dëgjon,
po na vjen pranvera…
Rrugët, parfumojnë Mimozash. Eja!
Vieni
Basta con i tramonti
che a lungo danzano
sulle onde della rabbia.Schiumanti.
Dentro le mie tasche del capotto lasciali.Come le castagne.
Con la tua fantasia.Donna d’inverno.
E se la mia voce
come una brezza verde,morbida ascolti
sta arrivando la primavera…
Le strade profumano di Mimose. Vieni!