Cikël poetik nga Katiola Karoli
Ti sot kërkove falje
Furtunë, nata e mbrëmshme.
Ishe ti mostër apo njeri.
Mbi buzët e gjakosura e të çara.
Vendose petale trëndafili, ti.
Sytë pafajsisht maviosur e të nxirë.
U mundove t’i fshije me puthjet e tua.
Harrove o krijesë e mallkuar nënë.
Se shpirti më tepër se trupi qe lënduar.
Sot në gjunjë, kërkove falje ti.
dhe unë naivja jam prapë pranë teje.
Nëse nesër do të gdhihet përsëri.
Luleve një vend tjetër do ju gjejë.
Burrë pa burrëri
A më ka dashur? A më do?
Më tradhëton apo jo?!
Në shtratin që duhet të gjejë qetësi
Shtrirë në krah të saj, ti?
Jastëku i butë puplash…
Shkëmb i fortë për ty…
Me tradhëton apo jo?
Ti nuk gjen kurrë qetësi.
E natën përpëlitesh ndër ëndrra.
E ditën e jeton në iluzion.
O njeri i vogël në miniaturë.
Përgjigjen brenda zemrës ke, s’e kupton.
Nuk jetohet me dyshime një jetë?
Si krimbi mollën zemrën tret.
Ti përgjigjen e gjen brenda vetes.
Nuk ke pse pyet e vërtetë a e pavërtetë?
Më dhimbsesh shumë, o burrë paburrëri.
Që fshihesh tinëz nga ndjenjat e tua.
Më do a s’më do, ndoshta nuk e di.
Nën friken e hijes tënde ke për të jetuar.
Krahët e ëngjëllit
Erdha te ty si një ëngjëll i bardhë
Me vellon kristal të dlirësisë
Me sytë që vetëtinin si xixëllonjë
Me ndjenjën e pastër të dashurisë.
Erdha e pastër si lot i një fëmije
Me krahë ëngjëlli fluturova tek ti
Po ti o djall, përbindësh i maskuar
Pa mëshirë m’i theve krahët me pabesi.
Unë nuk e mbajta dot peshën e dhimbjes
Si ëngjëll pa jetë u rrëzova në tokë
Ti kam falur të pafajshmit krahët e mi
Nuk më duhen më në këtë botë