Ilir Kadia: “Kokëdhimbja”
A thua luhej finalja e botërorit në Azinë e Largët aq shumë sytë drejt ekraneve këtë mëngjes dhe tifoja për prishjen e lokalit të Kokëdhimës. Hyra dhe unë.
A ç’ia bënë mirë! Qenit! Hajdutit! Maskarait!-fluturonin si mizat e trembura nga tavolinat të sharat e pensionistëve! Se ata rendin ta pinë kafen para orës 9 kur qeveria ka urdhëruar që çmimi të jetë 500lekë! Që të gëzojnë kafe lokali dhe ata!
Pse gëzoheni që prishet ajo bukuri? -u tha njëri prej tyre grupit me më shumë gra se burra.
-E kish pa leje, rrahu spanjollët, shkatërroi turizmin, u suall si bandit…! -iu sulën të revoltuarit e lodhur.
-Po kjo ç’është?! Nuk është banditizëm?! Atij bëji gjyqin, llogariti gjobën sa dëm i bëri vendit me banditizmizmin e tij, gjoba edhe qimet e kokës të numëronte do ish më e madhe! Pastaj lokalin bëje kamp pushimi për pleq të sëmurë si ne që të paktën njëherë para se të shkojmë nga kjo botë të hamë një drekë si spanjollë!
Unë e ktheva kafen me një gllënjkë e u çova ika që pamjet e shëmtuara të prishjes të një prone dhe gazi i mendimit të lig të mos më shqetësonte edhe më! I rrashë shpatullave plakut të fundit që foli dhe… ika me dhimbje koke.