Albspirit

Media/News/Publishing

Budallallëk politik

Budallallëku politik i një individi mund ta fusë gjithë BE-në në krizë. Pavarësisht përfundimit të referendumit, ky do të ketë pasoja, mendon Alexander Kudascheff.

E gjithë Europa është shtangur dhe shpreson që britanikët të mbeten në BE, që referendumi për Brexit-in në fund të mbyllet qetësisht. E gjithë Europa shpreson? Natyrisht jo. Kundërshtarët, skeptikët, armiqtë e klubit europian – ata shpresojnë për një “leave“. Sepse nëse britanikët ndahen nga BE-ja, kjo do të ketë natyrisht efekt sinjalizues për qeveritë skeptike ndaj BE-së, por në radhë të parë për partitë armiqësore ndaj BE-së – si p.sh. Front National në Francë apo Partia e Lirisë e Geert Wilders në Holandë. Në këtë kontekst duhet vetëm të kujtojmë, se në të dyja vendet, anëtarë themelues të Komunitetit Ekonomik Europian, refuzuan përmes referendumeve popullore projektkushtetutën e parë e BE-së. E me shumë gjasë të dyja partitë në të dy këto vende, gjithashtu do të imponojnë referendume popullore mbi anëtarësinë në BE. Rezultati i të cilëve do të ishte më se i paqartë.

Reformat në BE urgjentisht të nevojshme

E pra thuajse e gjithë Europa shpreson. Pikërisht: Europa me theks tek arsyeja, e cila e di që edhe nëse Britania e Madhe mbetet anëtare e BE-së, reformat janë urgjentisht të nevoshme. Përgjigja ndaj një “remain” britanik fillimisht do të jetë si një frymëmarrje lehtësimi. Por BE-ja duhet të fillojë të mendojë, se si mund të kapërcehet mosbesimi i thellë që ekziston “kundër atyre në Bruksel”. Kuptimi dhe dobia e BE-së duhet të bëhet sërish më e qartë.

Alexander KudascheffAlexander Kudascheff

Ndjenjës që klasa politike europiane vepron si elitë e distancuar, nuk duhet t’i kundërvihesh me retorikën e zakonshme shablon se “më shumë Europë është tashmë më e domosdoshme se kurrë”. Përkundrazi, duhet që të shqyrtohet me seriozitet kritika me vend që ngrihet ndaj mangësive në BE dhe në Bruksel – në Komision, në Parlament dhe në Këshill. BE-ja ka nevojë për një reformë dhe ajo duhet t’u përçojë qytetarëve një ndjenjë të re bashkëekzistence.

Ka shumë arsye parimore dhe ekonomike, përse për Britaninë e Madhë është më mirë të qëndrojë në BE. Por ka edhe shumë arsye parimore dhe ekonomike, përse për BE-në është më mirë që Britania e Madhe të mbetet anëtare. Në politikën botërore Britania e Madhe pa BE-në dhe BE-ja pa Britaninë e Madhe, mund të luajnë në rastin më të mirë një rol sekondar në skenën globale. Një union pa influencën e britanikëve pa dyshim do të ishte union mö pak pragmatik, mö pak liberal dhe mö pak i besueshöm nö treg, nga ç’öshtö BE-ja sot. Dhe Gjermania do tö humbiste partnerin e saj mö tö röndösishöm, kur öshtö fjala pör tö mos e kuptuar Evropön si makineri pör shpörndarjen e parave.

Një budallallëk politik

Sido që të përfundojë referendumi – një gjë është e qartë që tani: kryeministri britanik Cameron guxoi ta lejonte referendumin vetëm për arsye të politikës brendapartiake, për të qetësuar skeptikët brenda partisë së tij konservatore. Dhe me këtë ai e zhyti BE-në një krizë fatale. Ai zgjoi ato shpirtëra euroskeptikë që donte të dëbonte. Ai e vuri fatin e vendit të tij dhe të BE-së në dorë të një referendumi pa kuptim dhe të panevojshëm. Dhe edhe në qoftë se britanikët do të vendosin në mënyrë pragmatike dhe të arsyeshme, sikurse shpresohet në shumë shtete të BE-së, Cameroni ka shkaktuar një përçarje në vendin e tij. Dhe ai i ka çuar themelet e vendit të tij në kufirin maksimal të barrës që mund të mbajnë. Për këtë shkak, politikisht vendimi për referendumin ishte një budallallëk. Dhe situata tejet emocionale e javëve të kaluara – deri tek vrasja e deputetes Cox – tregoi edhe një herë qartë që çështje të tilla komplekse vlejnë në diskutohen në parlament, por jo në një referendum popullor.

Please follow and like us: