Rita Ora, e tmerruar përpara gjykatës
Rita Ora është paraqitur e tmerruar në gjykatën e Harrow Crown, teksa rrëfente momente të frikshme që kishte kaluar në shtëpinë e saj bashkë me motrën Elena.
Shqiptarja u përball me hajdutin madje u përpoq që të qetësonte edhe motrën. Në gjykatë u dërgua edhe telefonata e rregjistruar nga numri emergjencës britanike, bisedat janë të qarta, ashtu si guximi i Ritës përball grabitësit po ashtu.
Ndër lot, krijuesja e hitit ‘Roc The Life’ thotë se ajo së bashku me motrën dhe një mike kishin parë një film deri në 2:30 të mbrëmjes dhe më pas shkuan në dhomat e tyre për të fjetur. Rita Ora shton:’U shtriva për të fjetur dhe jam zgjuar nga të bërtiturat e motrës sime. Papritur pash Elenën që ngjiti menjëherë shkallët dhe erdhi në dhomën time, ushtri në krevatin tim dhe filloi të bërtiste’
Më pas dëgjohet kaseta e rregjistruar, në momentin kur këngëtrja telefonon për ndihmë, Rita u kërkoi autoriteteve që të vinin menjëherë në shtëpinë e saj.
Këngëtarja kishte sqaruar në telefon se nuk kishte as ndonjë thikë që të mbronte veten, ajo thjesht ishte mbyllur në dhomë me të motrën. Në rregjistrim janë dëgjuar dhe të bërtiturat e këngëtares ndaj grabitësit, të cilit i kërkon të mos guxojë të ngjitet në dhomën e tyre, sepse do ta pësojë keq.
Vetëm në rast emergjence Rita përgatit motrën Elena që të sulmojë bashkë me të grabitësin. Elena Sahatçiu, ishte më e frikësuara, sepse ajo u zgjua duke pare grabitësin në dhomë, sipër kokës së saj, perpara se të kërkonte ndihmë tek Rita.