Albspirit

Media/News/Publishing

Gjermania nuk i jep azil lesbikes nga Kosova

gjer

Gjermania është e vendosur të kthejë secilin person që i është refuzuar kërkesa për azil. Përjashtim nuk bëjnë as personat me orientim të kundërt seksual. Kështu ka ndodhur edhe me një vajzë nga Kosova, e cila tek autoritetet gjermane ishte paraqitur si lesbike, por pavarësisht kësaj, Gjermania e ka kthyer në Kosovë.

“Policët gjermanë e kanë shoqëruar një lesbike, e cila ishte e strehuar në një shtëpi të grave në Bajernin e Epërm dhe e kanë dërguar në vendlindjen e saj. “Në “vendin e sigurt”, ajo kërcënohet me vdekje”, shkruan queer.de, përcjell albinfo.ch.

Dëbimi i 23-vjeçares lesbike nga Bavaria për në Kosovë, e cila është dërguar të enjten, ka shkaktuar zemërim. Rita Braaz nga këshilli i lesbikeve në Munih “LeTRa” shpjegon se ajo ishte e habitur. “Dëbimi është një shpërfillje masive e lesbikeve, grave dhe të drejtave të njeriut”, ka thënë Braaz.

Rasti, sipas saj, tregon se sa jonjerëzore është politika jonë për të drejtat e azilit. Vajza e depërtuar ishte mbështetur dhe këshilluar nga “LeTRa”. Mediat gjermane shkruajnë se martirizimi i i femrës së dëbuar kishte filluar para gjashtë vjetëve, kur babai i saj e kuptoi për homoseksualitetin e saj.

Ai e detyroi atë në moshën 17-vjeçare sa ishte ajo atëherë, të fejohet më një djalë dhjetë vjet më të vjetër se ajo. Prej shumë muajsh ajo ishte “dhunuar” nga i fejuari i saj, ndërsa po ashtu nga vëllai i saj kishte përjetuar torturë, duke fikur cigaren në lëkurën e saj. Përfundimisht ajo arrin të largohet nga familja dhe të shkojë në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, për të studiuar, ku ajo qëndroi fshehur duke jetuar së bashku më një femër tjetër.

Familja e ka kërkuar dhe e ka kërcënuar atë edhe më vdekje, ndërkohë nga qeveria lokale nuk ka marrë asnjë mbrojtje. Më në fund ajo vendosi të largohet dhe gjeti rrugën për të ikur nga Kosova për në Gjermani. Kërkesa për azil i refuzohet Javëve të fundit ajo gjeti strehim në një strehimore afër Munihut.

Kërkesa e saj për azil i është refuzuar, me arsyetimin se Kosova konsiderohet si një “vend i sigurt”. Për femrën nga Kosova ishte ngritur edhe një peticion në parlamentin Bavarez, por as kjo nuk i kishte bërë të mundur qëndrimin e saj në Gjermani.

Please follow and like us: