Albspirit

Media/News/Publishing

Alfonisa Storn: Tani dua të dashuroj!

Tani dua të dashuroj diçka të largët
ndonjë burrë hyjnor.
Që të jetë si një shpend me ëmbëlsi,
që të ketë pasur gra pambarim
të dijë vende të tjera dhe fjala
në buzët e tij lulëzoftë erëmirë:
Si një pyll i virgjër kur era fryn…
Dëshiroj ta dua tani. Mbrëmja është
E butë dhe e qetë si një myshk i dendur,
Më dridhet goja dhe dhëmbët mprehtë,
Po më prishen gërshetat pak nga pak.
Një zhurmë të mugët ndiej… Gjithë toka
Po këndon me ëmbëlsi… Ndërsa larg
Pyjet janë ngarkuar plot kurora
Vërshojnë përrenjtë, dalin nga shtrati
Rrjedhin ujërat e filtrohen në tokë
Ashtu si dhe sytë e mi në sytë
Që plot kënaqësi po ëndërroj…
Por
Ja dielli tek bie matanë maleve,
Zogjtë po mblidhen në folët e tyre,
Mbrëmja po vdes dhe ai është larg…
Larg si ky diell që po ikën e më braktis
Me duart të futura në gërsheta,
Me gojën e lagësht e që dridhet,
Me shpirtin e hollë, djegur nga shpresa
Për këtë dashuri të pambarimtë
Që më kthehet e bukur, plot ëmbëlsi…/gazeta shqip/

Please follow and like us: