Cikël poetik nga Katiola Karoli
Sa larg është dashuria?
Dashuria është vetëm një pëshpëritje larg.
Një frymëmarrje buzë mbi buzë.
Dy shkrepëtimash syri mes puthjesh.
Vetëm një fjalë të dua shumë…
Dashuria është vetëm një shtrëngim duarsh.
Një loje ndjenjash të vërteta e kapriçoze
Një puthje e ëmbël në gushë.
Një vallëzim zemrash dorë për dore.
Dashuria është vetëm një prekje larg.
Mbyll sytë, me imagjinatë zgjat duart.
Dashuria është vetëm një tingull kitare.
Një siluetë magjike, një përkëdhelje vale.
Sikur bota të kishte formën e buzëve
Sikur bota të kishte formën e buzëve
Unë do të doja të kishte buzët e tua.
Do të qëndroja vetëm duke i puthur
Asnjë minutë nuk do doja të ikje larg nga mua.
Ti nuk e di se vetëm nga buzët e tua
Ndjej shijen e vërtetë të ndjenjës
Lëngun e jetës ndjej të derdhet mbi trup
Vetëm kur shijoj përkëdheljet e tua.
Buzët që lagen e pëshpërisin ‘Të dua’
Gjuhë të zjarrta gërshetohen rrëmbyeshëm.
Rrahjet e zemrës luajnë valsin e jetës
Vetëm në krahët e tua ndjehem magjishëm.
Ti je mbrojtja e vetme e imja
Me mbron në jetë dhe në ëndërra
Janë puthjet e tua të nxehta, të ëmbla
Qe ti i fal vërtet nga zemra.
Njeriu ka nevoje për ndjenja të vërteta
Për puthje të dlira dhe emocion
Bota ime ka formën e buzëve të tua
Të dua sinqerisht, më beson a nuk beson?!
Më thuaj si vdes një dashuri?
Me thuaj si vdes një dashuri?
Nga një tradhëti apo nga indiferenca?
Si shuhet drita në sy?!
Si mbyten në shpirt dëshirat?
Më thuaj si vdes një dashuri?
Mbi puthje të vyshkura nga koha?
Zjarr i zemrës i kthyer në hi.
Apo nga gjarpër tradhëti boa?
Më thuaj si pushon një zemër?
Kur rrahja e saj dhemb…
Si vdes një ndjenjë e çiltër?
Kush vallë për vdekje e tremb?
Sa qindra-mijëra dashuri.
U varrosën të gjalla në zemër
Miliona-miliarda ndjesi
Që dot nuk i vinim një emër.
Më thuaj si vdes një dashuri
Që u përjetua vetëm në ëndrra
Një shtrat qielli parajse dlirësi
Pa ndjerë pëshpërimat e ëmbla.
Hëna dhe dielli
U dashurua hëna me diellin.
Destinuar për të mos u puthur kurrë.
Meket hëna natë për natë përlotur.
Lëngon në shtratin-qiell, e sëmurë.
Hëna tretet nga malli.
Dielli vetëflijohet me flakë zjarri.
Imagjinata merr udhën e zemrës
Largësia mallit nuk i vë emër.
Kush ja fshin hënës lotin?
Po diellit që lot zjarri derdh?
Larg njeri-tjetrit dëshirohen si të marrë?
Larg prekjes së puthjes, dashuri që vdes.
Shpirti
Nuk është një letër a një firmë.
Që mban dy zemra përgjithmonë.
Është një dashuri, një bekim ndjenje.
Respekt, mirënjohje, emocion.
Është një puthje në mëngjes.
Një përshëndetje, një rreze buzëqeshje
Një premtim vetëm më sy
Një kontrate shpirti në heshtje.
Nuk ka krenari në një ndjenjë
Me do ti më shumë apo unë?
Nuk është një letër a një firmë.
Për një siguri më shumë.
Nuk është një letër a një firmë
Por një ndjenjë qe do kujdes
Investimi me i bukur në botë
Puthje të sinqerta, të ēmbla në mëngjes.
Dhe do dy zemra në një rrahje
Dy shpirtra vetëm një palë krahë
Nuk është një letër a një firmë
Që e mban ndjenjën gjallë.
Se ka shumë zemra që rrahin bashkë
Dhe pse vello nuk hedhin kurrë
Nëse nuk je i zoti të lidhësh kontratë shpirti
Mos e quaj vetën burrë…
Më kryqëzoni!
Më kryqëzoni si Krisht.
Por vetëm për të miat mëkate.
Për ato padrejtësi që nuk i bëra.
Për të pambajturat inate.
Më kryqezoni mbi kryqin e jetës.
Godisni fort me sa të keni fuqi.
Gozhdët zgjidhni nga më të mëdhatë
Dhe ngulini fort mos kini mëshirë.
Më kryqëzoni për gabimet e pabëra
Për urrejtjen që kurrë nuk e ndjeva.
Për fajet e njerëzve që më përulen
Për ata që më shkatërruan nga nervat.
Dhe më pas jo mos më adhuroni.
Unë nuk jam Krisht as Perëndi.
Më kryqëzoni për gabimet e pabëra.
Sepse doja ta meritoja emrin njeri.
Por kjo botë u zhyt në mëkat.
Në llum antivlerash pluskon.
Një jetë dënuar nga vetë perëndia .
Gabojmë, nuk njohin pendesë, mallkojmë.
Më kryqezoni dhe ju betohem.
Për atë Zot lot nuk do derdh.
Nëse gjaku fillon të pikojë.
Lëreni të bjerë pa u ndjerë.
As do të therras e as do klith.
As do qaj dhe as do të qesh.
Në emër të ndjenjës të kryqëzohem.
Dashurova me shpirt pa prekur trupin asnjëherë.
Nuk e di a është e dlirë kjo dashuri?
Si rrezja e parë e diellit në pranverë.
Si vesa që petalen e lules puth.
Buzë fllad që i ndjen veç në erë.
Mbi buzët e tua!
Unë frymoj mbi buzët e tua.
Ti jetë mbi to merr.
Përkëdhelen, puthen fort.
Buzët tona si asnjëherë.
Unë frymoj mbi buzët e tua.
Pëshpërima dhe vetëm ëmbëlsi.
Mes miliona drithërimash.
Lutem ëē mos ndalesh ti.
Kush vallë dashurinë krijoi!
Kush e dha puthjen a parë?
Qe i marrë ai që dashuroi
Apo dashuria është vetë e marrë?!
Unë frymoj mbi buzët e tua.
Gjuhët flakë përpijnë trupin tim.
Ndjej se dhe ti humb kontrollin.
Dehemi nga e njëjta kënaqësi.
Femër krenare!
Ti harron se unë jam femër.
Ti harron se edhe unë ndjej.
Vritem si një zog nga një gur.
Krahët flutur bëhen pluhur menjëherë.
Ti harron se unë jam femër.
Nga trupi im jeta jetë merr.
Harron, dua përkujdesje si një lule.
Dua puthje, përkëdhelje, kujdes përherë.
Ti harron se unë jam femër.
Që zemrën time ta fala vetëm ty
Por nuk e mendova kurrë në botë
Se ti nuk kishe shpirt, zemër, sy.
Unë linda femër për fat të mirë apo të keq
Bekuar a mallkuar nga perëndia
Femër erdha krenare në këtë jetë.
Dhe po krenare femër do të vdes!