Gjeneral Piro Ahmetaj: Aleanca SHBA & NATO mbetet jetike për sigurinë, demokracinë dhe vlerat euroatlantike!
Po ndaj një ‘replikë’ në lidhje me deklaratën ‘e fortë’ të Presidentit Macron: “NATO po përjeton vdekje klinike dhe BE duhet të rimarrë sovranitetin ushtarak”.
Nuk është e para herë në 70 vjet histori suksesi të NATO-s (si Aleanca më e fuqishme e historisë së njerëzimit dhe vlerave euroatlantike), as e fundit dhe as një zë i vetmuar nga brenda NATO-s.
Veçanërisht mbas viteve 1990, mbasi ishte ‘shkërmoqur’ Traktati i Varshavës (i cili u krijua 6 vjet mbas themelimit të NATO-s (1955), aktorë, faktorë, strategë, ekspertë dhe oponentë të vijës së parë nga kontinenti europian, ‘nxitimthi” shtruan pyetjen: “misioni u KRY, pse na duhet NATO”?
Ndërkohë, për ekspertët/kolegët shtoj se, BE nëpërmjet disa marrëveshjeve (Berlin++) ka ngritur dhe përditësuar arkitekturën politike dhe ushtarake (ESDP/Mil.Com/PESCO), etj.
Por, me gjithë ambicjet, ‘idetë brilante/populiste’ dhe përpjekjet, ende nuk ka një përgjigje: “BE është konkuruese apo komplementare me NATO-n në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, konform artikullit 5”.
Edhe më e thjeshtë, për mijëra bilionë dollarë, mbetet: A mundet BE të ngrejë kapacitete për t’u “vetëmbrojtur pa fuqinë ushtarake të SHBA, konform artikullit 5?!
Mos të bëjmë naivin për të ushqyer ‘populizmat antiamerikane’, që në Shqipëri u bënë qesharake nga ‘citatet’ e diktatorit të rrjedhur Hoxha, si ‘rreziku anglo-amerikan’.
Besoj fort, se përgjigjen e dinë të gjithë, përfshi edhe Presidenti Macron! Historia na kthen në rrethanat e përgjakshme të para-Luftës II Botërore, kur pothuaj të gjitha vendet e BE, përpiqeshin të bënin “mbi/nën dhe”, marrëveshje me Hitlerin, duke ëndërruar “se vendi tyre s’do të prekej ose të “mernin premtimin”, se Ai si, ciklopi do i`u bënte nder se ‘do ti hante të fundit …”.
Kështu, do uroja të isha gabim, por në analizën strategjike, këto qasje ‘të forta’, të përafërta në mos njësoj prapagandistike: “të rrisin popullaritetin duke frymëzuar patriotët e rinjë, me lavdinë dhe ambiciet e vjetra të Francë”. Uroj të jetë vetëm kaq!
Prandaj, rikujtoj se, mbase jo fare rastësisht, përsëri nga Presidenti Charles de Gaulle, i cili në 1966, ‘vetëngriu’ statusin e pjesëmarrjes së Francës në Strukturën e Integruar Ushtarake të NATO, për plotë 42 vjet (1966 – 2009)!
Sigurisht, kjo, kërkon një analizë shumë dimensionale dhe do ishte qesharake vetëm të pretendoja se kjo do mundet të bëhej me vetëm një status në facebook.
Ndërsa për kombin tonë (me 2 shtete) dhe rajonin, historia e largët dhe e afërt, “Ulëret fort nga mirënjohja”, se: “SHBA mbetet jetike per paqen, sigurine, stabilitetin dhe proposritetin, edhe për 107 vitet që vijnë”.
Gjithesesi, përtej modesisë së teperuar, si ekspert “rritur profesionalisht 25 vjet në NATO”, shpresoj të kontribuojë sadopak, për të qartësuar dhe shmangur “çoroditjen e opninit publik”, mbarëkombëtar, në rajon, NATO dhe jo vetëm.